“Të quash gazin e Katarit më të pistë se ai i Rusisë, është shërbim që Rama i bën Putinit”, Berisha: Dorian Duçka merr dëshmitarë nga Shqipëria dhe i çon në Uashington kundër PD-së

Jan 31, 2023 | 20:08
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për deklaratën e kryeministrit Edi Rama nga Forumi Ekonomik në Davos, ku tha se edhe gazi që merret nga vendet arabe nuk i shërben demokracisë.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë të PD-së, Berisha tha se të quash gazin e Katarit dhe të vendeve Arabe më të pistë se gazin rus, është një shërbim që Rama i bën Putinit, pasi sipas tij, këto vende vërtet nuk janë demokratike, por nuk po bëjnë luftëra në vende të tjera.

Ai shtoi se njerëzit e Ramës janë të lidhur me shërbimet e vendeve të tjera dhe sipas tij, Dorian Duçka, emri i të cilit përmendet në skandalin e McGonigal, ka çuar dëshmitarë në Uashington kundër PD-së.

“Të quash ti gazin e Katarit dhe të vendeve Arabe më të pistë se gazin rus, ky është një shërbim që po i bën Putinit. Ato vërtet nuk janë vende demokratike, por nuk po bëjnë kasaphanë në vende të tjera.

Njerëzit e Ramës janë të lidhur me njerëz të shërbimeve të vendeve të tjera. Dorian Duçka merr dëshmitarët nga Shqipëria dhe i çon në Uashington kundër PD-së.

Marrin Vangjushin ose Tom Doshin dhe i çojnë në Vjenë. Merret vesh kush është nga këta të dy, se të dy kanë vrasje. Në çdo akt të asaj padie është një akt mafioz. Ndaj u bëj thirrje shqiptarëve të ngrihen në protesta të fuqishme. Asnjë shqiptar që ka jetuar në këtë vend që ku është shpallur pavarësia, nuk meriton një kryeministër si ky që nuk ka asnjë parim, asnjë ideal, veç karriges së tij”, është shprehur Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura