Të qeshura në studio/ Foto e Metës me Majkon, Rama: Pandi si Moisi Golemi brenda në kështjellë, unë luftoj nga jashtë

Nov 8, 2018 | 23:02
SHPËRNDAJE

Kryeministri i vendit, Edi Rama, nuk i ka kursyer batutat as në intervistën e dhënë këtë mbrëmje në “Real Story”.

Në fund të kësaj bisede, Sokol Balla, duke i shfaqur në ekranin e madhe foton e Ilir Metës dhe Luan Ramës në krah të Pandeli Majkos, e ka pyetur nëse u ndje i provokuar nga kjo foto e bërë gjatë një vizite në Kalabri.5458787

“Është e vërtetë që Meta ju tha se nëse do kishit sjellë Pandeli Mjakon do e kisha pranuar dekretin e Sandër Lleshit? Se është një farë provokimi fotot e publikuara…”, ishte pyetja e Ballës.

“Jo s’është fare provokim…madje Majko më tha që duhej të shkonte në këtë vizitë me Presidentin, dhe më pyeti se çfarë mendoj, dhe i thash si mund ta vesh në diskutim këtë gjë, që natyrisht të shkonte, tek arbëreshët. Unë i dua të mirën vendit dhe procesit dhe natyrisht dhe presidentit”, tha Rama.

“Tani për batutë, e di që Pandi mund të mërzitet më këtë që po them tani, por në këtë foto ai duket se Hamza Kastrioti…”, u shpreh Balla.

“Kush është Hamzai, Luan Rama? Se Pani nuk ka shanse. Pandi është Moisi Golemi në këtë rast, ai është brenda në kështjellë ndërsa unë luftoj përreth”, u shpreh Rama me humor.5458787
061dc9ad-683a-45e3-80f5-33b7402928f5


View this post on Instagram

Presidenti Meta dhe minstri Majko kendojne kenge arbereshe.

A post shared by Panorama Online (@gazeta.panorama) on

 

 

 

View this post on Instagram

 

Presidenti Meta dhe ministri Majko duke kenduar kengë arbereshe. A post shared by Panorama Online (@gazeta.panorama) on

***

Moisi Golemi:

Moisi Aranit Golem Komneni ishte princ i Dibrës dhe nip i princit legjendar Gjergj Aranitit. Ishte ndër komandatët kryesorë të Skënderbeut. Në Korrik 1455 pas Betejës së Beratit ku Lidhja e Lezhës humbet thellë, Moisi Golemi largohet për në Stamboll ku u ofron shërbimin e tij osmanëve. Moisiu kthehet në luftë kundër Skenderbeut, por humbet. Më pas kthehet e kërkon falje te Skënderbeu.

Ai vazhdoi luftrat e tij përkrah Skënderbeut, me një guxim kokëkrisur që do e paguante me jetë. Bashkë me komandantë të tjerë të Skënderbeut u kap gjallë më 1464 dhe u torturua në vdekje nga osmanët.

Hamza Kastrioti

Hamza Kastrioti ishte nipi dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Skënderbeut, i cili e humbi shpresën për t’i zënë vendin ungjit të vet kur këtij i lindi djali trashëgimtar, kaloi në anën e sulltanit.

Hamza Kastrioti ka lindur ndoshta ne Turqi dhe ishte nipi i Gjergj Kastriotit. Ai udhëhoqi trupat në mbështetje të osmanëve kundër Skënderbeut në 1457.

Ai ishte marrë në moshë të re nga osmanët që të trajnohen si një ushtar jeniçer, dhe përfundimisht u bë komandanti i një elite jeniçerësh në ushtrinë osmane. Hamzai ishte zgjedhur nga Sulltan Mehmeti II për të udhëhequr trupat osmane në luftë kundër Shqipërisë në Betejën e Ujebardha së bashku me Isak Evrenoz Beun. Osmanët humbën betejën, Hamzai u kap i gjallë dhe u dërgua në paraburgim në Napoli me akuza për tradhti. Ai u lirua më vonë dhe shkoi me gruan e tij dhe fëmijët për në Perandorinë Osmane, ku ai vdiq si lypës në fillim te viteve 1460.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura