Të qëndrosh përjetësisht e re, mos u martoni kurrë!

Jun 16, 2015 | 12:08
SHPËRNDAJE

Nina Snelling është 81 vjeçare, por ajo thotë se njerëzit mendojnë se ajo është 50 vjeçare

Pas 5 propozimeve për martesë, dhe shumë të dashurve, ajo kurrë nuk u martua.

Ajo thotë se kurrë nuk ka provuar të lidhet me një person për jetë.

“Unë jam një nënë krenare e një vajze e cila tashmë është e rritur. Figura ime e trupit u kthye pas lindjes”

“Trupi im është në gjendje shumë të mirë, dhe nuk kam ankesa për shëndet. Jam 81 vjeçare dhe jam mjaft e vjetër që të jem gjyshe”

“Mezi shkon një ditë, që dikush nuk çuditet me moshën time” tha ajo.

Cili është sekreti i saj?

Përgjigjja e saj është statusi martesor. Pas shumë propozimeve dhe pas shumë të dashurve të saj ajo kurrë nuk pranoi që të lidhet me një person për tërë jetën. Ajo thotë se i pëlqen të jetë beqare. Duke iu shmangur stresit që të jetosh me një mashkull, ajo mendon se është arsyeja që e ka mbajtur atë të re, shkruan ‘Daily Mail’.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura