Të qëndroj apo të largohem? Momenti i sikletshëm i Presidentit Joe Biden pas fjalimit në OKB! Videoja bën xhiron e rrjetit

Sep 22, 2022 | 20:40
SHPËRNDAJE

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është vendosur sërish në qendër të vëmendjes për shkak të disa lëvizjeve të çuditshme që ai ka bërë gjatë fjalimit në OKB.

joebiden1

Pasi ka mbyllur fjalimin e tij dhe po largohej, Biden është ndalur për disa momente në skenë, ku dukej i përhumbur dhe duke mos e ditur nëse duhej të qëndronte ose jo.

Madje ai i kërkon ndihmë një personi duke e pyetur nëse duhej të qëndronte apo të largohej.

Në këtë moment, një person u ngjit në skenë duke falënderuar Joe Biden për fjalimin e tij. Kjo duket se e bëri më konfuz Presidentin e SHBA-së i cili nuk dinte nëse duhej të largohej.

Kjo video ka qarkulluar në rrjetet sociale dhe kanë nisur diskutimet pasi nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë me Biden.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura