“Të prisja më sportiv se takove Ronaldon”, Rama i përgjigjet biznesmenit: Ditën që nuk do të befasohesh më, unë….

Aug 29, 2018 | 18:05
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Lezhë për turizmin ku janë diskutuar se çfarë shkoi dhe çfarë nuk shkoi për këtë vit, është përballur dhe me një kritikë për veshjen.

Një prej sipërmarrësve i tha se e priste për sportiv në takim.

“E prisja që të ishe pak më sportiv, pasi takove Ronaldon”, u shpreh biznesmeni.

Ramaaa

Ndërsa Rama u përgjigj: Së pari që i përket befasisë nga veshja ime, ditën që nuk do të befasohesh do të jem duke bërë një punë tjetër.

Ndërkohë që më tej tha se ky takim nuk është për të thënë se çfarë suksesesh u arritën këtë vit.

“Nuk jemi këtu për të thënë që u mbyll sezoni, pasi do dhe pak kohë, por as për të bërë bilanc suksesesh. Jemi për të thënë se  çfarë funksionoi dhe çfarë jo”, shtoi Rama.

‘Administrata nuk funksionon’, qytetari i drejtohet Ramës: Tatimorët bëjnë të kundërtën e asaj që thoni ju

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim në lidhje me turizmin në Lezhë, ku së bashku me ministrin Blendi Klosi kanë qenë dhe  disa sipërmarrës.

Një nga sipërmarrësit i cili tha se  është një simpatizant i tij, u ankua për tatimorët, por bëri dhe një batutë për veshjen e Ramës.

qytetari ronaldo

“E prisja që të ishe pak më sportiv, pasi takove Ronaldon”, u shpreh qytetari.

Më tej ai vijoi me ankesën e tij, duke i thënë se tatimorët bëjnë të kundërtën e asaj që ka vendosur qeveria.

“Jam simpatizanti i partisë suaj, por unë ua them ato që nuk funksionojnë në administratë. Mos të jenë kaq agresive, na vijnë si xhandar, tre katër herë në ditë. Bëjnë të kundërtën e asaj që thoni ju”, shtoi më tej ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura