“Të përshpejtohet zgjerimi”- Komisioneri Várhelyi pas Samitit të Berlinit: Rajoni luan një rol kyç në planet tona për një Europë më…

Jul 5, 2021 | 18:50
SHPËRNDAJE

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, si dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen morën pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor që u mblodh në kontekstin e “Procesit të Berlinit”.

European Commissioner-designate in charge of neighborhood and enlargement policy Oliver Varhelyi

Várhelyi ka reaguar mbi takimin në “Twitter”, ku ka postuar një foto nga mbledhja, ndërsa thekson nevojën për zgjerim dhe vë në dukje  rolin e Ballkanit Perëndimor për një Europë më të begatë e të ndërlidhur.

Sot në Samitin e Procesit të Berlinit me Ballkanin Perëndimor. Rajoni luan një rol kyç në planet tona për një Europë më të begatë, më të ndërlidhur, më të gjelbër dhe më reaguese. Kjo është arsyeja përse ne duhet të përshpejtojmë integrimin e tij në BE”, shkruan Várhelyi.

varheli2

Ne jemi gjithashtu duke investuar shumë në zvogëlimin e hendekut ekonomik dhe për të ndihmuar me rimëkëmbjen post-Covid-19. Plani ynë ekonomik dhe i investimeve për Ballkanin Perëndimor me vlerë 30 miliardë, mund të jetë një pikë kthese. Por plani funksionon vetëm nëse rajoni funksionon si një i tërë”, shprehet komisioneri.

Tregu i përbashkët rajonal duhet të bëhet realitet. Kam besim te liderët e Ballkanit Perëndimor se do ta mundësojnë. Siç bënë për Roamfree dhe Greenlanes, dy nisma që synojmë ti shtrijmë në BE”, vijon ai.

Sjellim në vëmendje që mbledhja e sotme bëri bashkë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor dhe homologët e tyre nga 9 shtete anëtare të BE-së, si dhe përfaqësues të lartë të unionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura