Të përndjekurit, 470 emrat që marrin këstin e katërt

Mar 31, 2015 | 12:36
SHPËRNDAJE

Nga protestat e ish-të përndjekurve
Financa: Duhet të sjellin certifikatë personale dhe numër llogarie

Ministria e Financës ka publikuar listën me emrat e ish-të përndjekurve që kanë gati këstin e katërt të dëmshpërblimit për vitet e burgut të bëra në komunizëm.
Por për të përfituar pagesën, qytetarët që kanë emrin në listë duhet të depozitojnë pranë Ministrisë së Financës, certifikatë personale dhe numër llogarie. Gazeta boton sot të plotë listën me emrat e 470 përfituesve që kanë mangësi në dokumentacion. Bëhet fjalë për ish-të përndjekur që jetojnë, për të cilët është adresuar 70% e fondit vjetor të alokuar nga buxheti i shtetit. Referuar ndryshimeve të bëra në ligj, kjo kategori do të trajtohet me përparësi sipas një rendi të caktuar, ku të parat që do të tërheqin dëmshpërblimin janë të dënuarat femra dhe të gjithë ata që janë në moshë mbi 75 vjeç. Për të vijuar me ata që vuajnë nga sëmundje të rënda, të dënuarit që kanë pasardhës në moshë të mitur, ata që nuk jetojnë por kanë lënë trashëgimtarë minorenë, si edhe ish-të përndjekurit që janë nën 75 vjeç. Nga të dhënat e bëra publike janë rreth 2454 ish-të përndjekur, të cilët janë gjallë. Deri më tani ka përfunduar shpërndarja e pagesës së katërt për pjesën dërrmuese të tyre. Kjo është lista e fundit që mbyll këstin e katërt të dëmshpërblimit. Me dëmshpërblimin e tyre nis edhe ndarja e këstit vijues. Burime nga Ministria e Financës bëjnë me dije se në fund të muajit prill do të nisë edhe ndarja e pagesës së pestë. Ndërkohë për trashëgimtarët, këtë vit janë në dispozicion vetëm 6 milionë dollarë. Të parët që do të marrin dëmshpërblimin do të jenë ata të cilët nuk kanë përfituar asnjë këst që nga nisja e procesit. Më pas do të vijohet me këstin e dytë për ata që e kanë tërhequr të parin e kështu me radhë. Për shkak të pamjaftueshmërisë së fondit, ata, të cilët kanë përfituar dy këstet e para duhet të presin vitin pasues.

Per te pare listen e plote klikoni ketu

ADA HAZIZOLLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura