“Të përbuzim fatalitetin”- Vasili thirrje qytetarëve: Shmangni lajmet me shifra të frikshme. Përballja me koronavirusin do të fitohet pa asnjë diskutim

Mar 23, 2020 | 22:33
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i ka bërë thirrje njerëzve që të respektojnë rregullat e vendosura në luftën kundër koronavirusit, por thotë se duhet të jemi optimistë.

Me një video të shpërndarë në facebook, Vasili thotë se është shumë e rëndësishëm të ruhet qetësia dhe për këtë fton qytetarët që të shmangen lajmet me shifra të frikshme.

petrit vasili

“Të përbuzim fatalitetin, përballja me coronavirusin do të fitohet pa asnjë diskutim!”, shkruan mbi video nënkryetari i LSI.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura