Të pasmet e Lorit të “BB7” çmendin Vigan Shehun, e zgjedh si figurante të klipit të ri

Jul 4, 2015 | 16:39
SHPËRNDAJE


Pasi ka deklaruar për ndërhyrjet estetike që ka bërë në trupin e saj, duke u shndërruar në një seks-bombë, 21-vjeçarja e “Big Brother 7”, Lori Hoxhallari, po tenton të rikthehet sërish në botën e televizionit. Ka reklamuar mjaftueshëm të pasmet në profilin e saj në facebook, gjë që e ka çmendur dhe mikun e saj, Vigan Shehu. Ai e ka ftuar Lorin të marrë pjesë si figurante në klipin e tij më të ri. Ajo do të shfaqet e veshur me bikini në klipin, xhirimet e të cilit janë bërë në breg të detit dhe pritet të transmetohet së shpejti në kanalet muzikore shqiptare. Natyrisht edhe në klip do të evidentohen format e saj fizike, për të cilat Lori po komentohet jashtë mase nga fansat. Lori dhe Vigani janë miq në jetë, që nga loja e “Big Boother 7”. Në festën e finales së “BB8”, ata ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit. Duket se miqësia e tyre vazhdon ende, ashtu siç i kemi parë në disa foto vitin e kaluar. Lori krijoi marrëdhënie kalimtare me një tjetër djalë simpatik nga Kosova, Visar Kalludrën, lidhje që nuk zgjati shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura