Të paktën 12 të vdekur në Ukrainë gjatë natës, Kievi mohon përgjegjësinë për shpërthimet në Krime

Aug 10, 2022 | 10:00
SHPËRNDAJE

Të paktën 12 persona janë vrarë gjatë natës nga bombardimet ruse në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës qendrore, thotë guvernatori lokal Valentyn Reznichenko.

59f8e65b-3e90-4956-bda5-2cae8806cd37

Në kanalet e tij të mediave sociale, Guvernatori i Dnipropetrovsk, Reznichenko thotë se 11 persona vdiqën në rajonin e tij, në qytetin e Nikopolit, pas bombardimeve të rënda nga Rusia, shkruan BBC.

Reznichenko thotë se është shumë e vështirë të nxirren trupat nga nën rrënoja.

Ai u bën thirrje njerëzve të kërkojnë strehim.

Ndërkohë një person është vrarë në Zaporizhzhia, shtëpia e centralit bërthamor më të madh në Evropë.

Të martën, një seri shpërthimesh tronditën bazën ushtarake Saky, pranë Novofedorivka në perëndim të Krimesë, e cila është pranë vendpushimeve bregdetare të njohura nga turistët rusë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk iu referua sulmit gjatë fjalimit të tij të mbrëmjes, por tha se lufta duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë.

Rusia pushtoi dhe më pas aneksoi Krimenë në vitin 2014.

Këshilltari i Zelensky, Mykhailo Podolyak, u pyet nga kanali televiziv online Dozhd nëse Kievi ishte përgjegjës për shpërthimet.

“Sigurisht që jo. Çfarë pune kemi ne me këtë?”, tha Podolyak.

“Njerëzit që jetojnë nën okupim e kuptojnë se okupimit po i vjen fundi”, shtoi ai.

Rusia tha se shpërthimet ishin nga municionet, jo rezultat i ndonjë sulmi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura