Të padepiluara dhe të shëndosha, modelja publikon foton dhe tregon si duken femrat pas lindjes: Askush nuk flet për …

Feb 11, 2020 | 17:00
SHPËRNDAJE

Ashley Graham ka treguar se si është në të vërtetë trupi i një gruaje pas lindjes, duke shpjeguar se askush nuk flet për rimëkëmbjen e femrave pas shtatzënisë.

Muajin e kaluar, modelja e kolme u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë të pagëzuar me emrin Isaac me bashkëshortin e saj, Justin Ervin.

Modelja publikoi dy fotografi të djalit të porsalindur në Instagram duke thënë se ardhja e tij në jetë i mbushi zemrat plot, asaj dhe Justin.

Ndërsa në një postim tjetër, 32-vjeçarja shpjegoi se para lindjes nuk ishte plotësisht e vetëdijshme se si shtatzënia do të ndikonte në trupin e saj.

Në fotot e publikuara, modelja tregoi sesi duket me të vërtetë një femër pas lindjes.

Ajo zbuloi trupin me sqetullat e depiluara dhe të shëndoshë.

“Ngrini dorën nëse nuk i dinit madje as të ndryshonit pelenat. Pas gjithë këtyre viteve në modë, kurrë nuk e kisha kuptuar se të brendshmet do ishin veshja ime e preferuar,”- shkroi Ashley.

Ndërsa më pas shtoi: “Janë të pabesueshme pengesat me të cilat ballafaqohemi kur flasim mbi atë që kalojnë me të vërtetë gratë. Askush nuk flet për rikuperimin dhe shërimin që nënat e reja kalojë.”

Graham njihet si një modele e kolme, e cila pa asnjë problem ka ekspozuar gjithmonë kilet e saj të tepërta duke u dhënë femrave vetëbesim dhe mesazhin që të duan trupin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura