Të operohesh nga apendiciti redukton rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje e rëndë

Nov 20, 2018 | 17:24
SHPËRNDAJE

Të operohesh nga apendiciti redukton rrezikun e prekjes nga sëmundja e parkinsonit. Në këtë përfundim ka dalë një studim i publikuar së fundmi në revistën “Science Translational Medicine”.

Realizuesit e studimit kanë pohuar se rreziku për prekjen nga parkinsoni reduktohet në masën 25 për qind te të operuarit nga apendiciti. Sëmundja e parkinsonit është një sëmundje neurodegjenerative që ndikon në tru, por në vitet e fundit gjithnjë e më shumë studime sugjerojnë se në gjenezën e saj ka edhe pjesëmarrjen e faktorëve në zorrë.

apandesit-750x500

Në këtë studim, ekspertët analizuan frekuencën e parkinsonit në një mostër prej më shumë se 1.6 milionë njerëz në Suedi dhe u pa se në mesin e atyre që ishin operuar për apendicit, parkinsoni ishte më i rrallë, duke vlerësuar një reduktim në rrezikun e prekjes në masën 25 për qind.

Në të ardhmen këto rezultate mund të orientojnë zhvillimin e terapive të hershme kundër sëmundjes së parkinsonit. Kjo sëmundje shfaqet në mënyrë graduale duke shkaktuar fillimisht lodhje, këputje, dhimbje të kyçeve dhe krahëve. Dridhja e duarve, ngathtësia e lëvizjeve të ndryshme nisin të shfaqen atëherë kur sëmundja ka avancuar. Në këtë fazë të moshuarit nisin të kërrusen dhe të kenë vështirësi në ecje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura