Të ndalohen filmat e komunizmit? Kumbaro: Duhet selektim

Mar 17, 2017 | 9:53
SHPËRNDAJE

Debatit të hapur së fundit a duhen ndaluar apo jo filmat e prodhuar në komunizëm i janë bashkuar edhe regjisori Saimir Kumbaro dhe kompozitori Enver Shëngjergji.

Saimir-Kumbaro

Të ftuar ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ata dhanë mendimin e tyre lidhur me debatin. Për Kumbaron, ata filma duhet të transmetohen por me një lloj selektimi. Kurse për kompozitorin, duhet të transmetohen, pasi janë vlerë kombëtare.

Saimir Kumbaro, regjisor, aktor dhe producent

“Filmat e realizuar përpara vitit 1990 duhet të transmetohen por me një lloj selektimi. Ata janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore dhe nuk ka vend të diskutohet transemtimi dhe shfaqja e tyre. Fakti është se për të realizuar një film ne kishim producent Partinë Punës dhe ne ishim të detyruar të bënim sipas kërkesës filmin. Realizmi socialist kishte në qendër heroin pozitiv dhe ne kishim heroin pozitiv që në fund triumfonte. Por a ka vend për këtë lloj diskutimi? Unë mendoj se ky është një diskutim pa asnjë lloj vlere dhe nuk e di se si u inicua dhe si u hap dhe për çfarë arsye. Kam të drejtë të mendoj se politikanët që nuk e bënë dot lustracionin për veten e tyre tani duan ta bëjnë ndaj filmave.

Enver Shëngjergji, kompozitor

“Në mënyrë absolute e them se këta filma duhet të jepen dhe transmetohen sepse janë vlerë kombëtare. Janë një sërë komponetntësh që kishte një film, mes tyre edhe muzika, gjinia që unë kam kultivuar. Një muzikë që në filmat e asaj kohe ka vlera të padiskutueshme. Në atë kohë ai regjim ishte dhe njerëzit ishin të detyruar ti shërbenin atij regjimi. Unë jam nga ata artistë që jamë dënuar në atë kohë dhe e kam vuajtur atë regjim. Por kjo nuk do të thotë që ne duhet ta fshijmë nga memoria çfarë ka ndodhur. Sepse i bie që të heqim edhe këngët, edhe humorin, edhe librat që janë botuar në atë kohë. Kjo është e turpshme. ”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura