“Të na rrojë sa malet”, Tërmet Peçi falënderime për kryeministrin. Rama e ‘kryqëzon’ për saunën që ka ndërtuar

May 22, 2018 | 12:16
SHPËRNDAJE

Kreu i Bashksië së Tepelenës ka mbajtur një fjalim, në takimin që është zhvilluar në Tepelenë, ku ka qenë i ftuar dhe kryeministri Edi Rama.

Termet Peçi, ka numëruar të gjitha punët që janë bërë nënë qeverisjen e Edi Ramës, dhe e ka falënderuar atë publikisht disa herë.

tepelene

Peçi tha se  të gjitha janë bërë nga Edi Rama, dhe të gjithë duhet ta falënderojnë, dhe tha: “Të na rroj sa malet, ky burri këtu. Ky po i bën të gjitha”.

“Po ka burrë nëne që ka vënë dorë je vetëm tij. Ti shprehim falënderimet e përzemërta me një duartrokitje shokut Edi Rama”, ka përfunduar fjalën e tij Termet Peçi.

Por edhe kryeministri Rama ne fjalen e tij, nuk la pa e komentuar kryebashkiakun e Tepelenes, madje edhe duke e thumbuar per kushtet e pallatit te sportit qe ka ndertuar se fundmi.

“I them 100 herë mos e tepro me këto fjalët që thua për mua. Por ai është i vendosur dhe skam ci bëj. Në fund i del llogaria, i merr votat me ato që thotë për mua. Më vjen shumë mirë dhe ju falënderoj shumë që qëndruat këtë. Ma kishte thënë Tërmeti që do ta bëjmë pa ngrohje- ftohje sallën se kur është diell do futemi që do dobësohemi. Funksionon shumë mirë dhe duhet shënuar atje Tërmet: Lodra me dorë dhe sauna dhe përdoret sipas rastit. Që do thotë se do më vijë menjëherë tani projekti i ngrohje- ftohjes”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura