“Të mos ia lëmë Ballkanin Rusisë, Kinës apo Turqisë”, paralajmërimi i fortë nga ministri gjerman

Nov 6, 2019 | 10:19
SHPËRNDAJE

Michael-Roth-vlerëson-reformat-e-ndërmarra-nga-Shteti-Shqiptar-660x330

Bashkimi Europian e tha fjalën e tij: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kushtet e përcaktuara nga Brukseli. Ato i përkasin Europës. Është fatale ta lëmë këtë hapësirë për aktorë të tjerë si Rusia, Kina apo Turqia.

“Kur BE-ja i kthen shpinën Ballkanit Perëndimor, ajo ua lë fushën aktorëve të tjerë, si Rusia, Kina apo Turqia. Dhe interesi i tyre kryesor është sigurisht, forcimi i demokracisë dhe sundimi i ligjit. Një vendim pozitiv do të dërgonte sinjalin e nevojshëm: BE është serioze për përgjegjësinë e saj për gjithë Europën dhe perspektivën e pranimit për Ballkanin Perëndimor. Dhe ajo do të vlerësonte faktin që Shqipëria dhe Maqedonia Veriore kanë bërë një punë të shkëlqyeshme dhe vazhdimisht kanë nxitur reforma. Në të dyja vendet, popullsia dhe qeveritë kanë provuar me kohë dhe janë përsëri të gatshëm të bëjnë kompromise të dhimbshme për afrimin me BE-në”, shkruan Roth.

Sipas tij, çështja e hapjes së negociatave duhet të rimerret në samitin e Zagrebit.

“BE-ja duhet të bëjë detyrat e saj të shtëpisë! Fakti që fillimi i negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka dështuar kohët e fundit për shkak të rezistencës së individëve, është një pengesë e hidhur. Por do të ishte e gabuar të fshihni kokën në rërë tani. Në pranverën e vitit 2020, tema duhet të vijë përsëri në axhendën e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Atëherë, patjetër duhet ta sqarojmë se i përmbahemi perspektivës së pranimit. Vonesat e mëtejshme do të ishin të papërgjegjshme”, shkruan Roth.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura