“Të mos fluturojmë me barishte nga prapa”- Rama porosi të zgjedhurve në 14 maj: Kemi ende drejtues që sillen si bajraktarë. Fitorja mund të na kthehet në goditje nëse…

May 28, 2023 | 12:47
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra ku zhvilloi turin e falënderimeve për fitoren e 14 majit kishte një thirrje për të gjithë të zgjedhurit, por edhe për deputetët dhe ministrat. Sipas tij, në zgjedhjet e fundit PS nuk u votua sepse njerëzit janë të kënaqur, përkundrazi ka shumë të pakënaqur tha ai.

Rama pranoi se kanë bërë gabime, duke theksuar se kur mendon se ka ende drejtues në zyrat e shtetit që sillen si bajraktarë vota e 14 majit i duket e ekzagjeruar.

Nëse besimin që i kanë dhënë nuk ja kthejnë në shpërblim, Rama deklaroi se i pret një goditje shumë të madhe që askush nuk mund ta imgjinojë.

“Kur mendoj gabimet që kemi bërë, kur mendoj gjërat që nuk na bëjnë krenare, mua ky besim më duket marrje e një kredie shumë të madhe që për ta larë duhet një super investim nga cdo aspekt nga ana jonë.

Sa i përket humbjes së tyre dhe fitores tone dua që të gjithë ta kuptojnë, kam parasysh të zgjedhurit, veten time, deputetët, ministrat kryetarët dhe të atyre që marrin besimin tonë që vota e 14 majit nuk është një votë kënaqësie. Njerëzit nuk kanë votuar masivisht sepse janë të kënaqur. Këtë duhet ta kuptojmë shumë mirë nëse nuk duam që të mos fluturojmë sic thotë Tërmeti me barishte nga prapa. Duhet ta kuptojmë shumë mirë që njerëzit janë të pakënaqur me ne. Çdo votuesi i yni dhe çdonjëri nga ne që i shërben kësaj force politike me përkushtim dhe që ka dhënë shumë më tepër seç ka marrë, po ta pyesësh a je i kënaqur? Do thotë jo nuk jam. Sepse ka shumë gjera për të mos qenë të kënaqur, sepse nëse do jemi të kënaqur nuk do bëjmë dot gjerat që duhet të bëjmë. Njerëzit kanë votuar se pavarësisht se janë të pakënaqur kanë pritshmëri të lartë ndaj nesh, madje besojnë fort se vetëm ne mund ti bëjmë gjerat që ata presin. Kjo nuk është për të

Ne nuk kemi lumturuar askënd. Të lumturosh njerëzit është e pamundur.

Ne duhet të ndihemi të sfiduar sepse na është hedhur një dorashkë nga shumica më e madhe që e ka votuar PS në historinë e saj dhe kjo dorashkë është nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ju nuk kemi parë.

Kur mendoj gabimet që kemi bërë, kur mendoj gjërat që nuk na bëjnë krenare, mua ky besim më duket marrje e një kredie shumë të madhe që për ta larë duhet një super investim nga cdo aspekt nga ana jonë.

Kur mendoj se ne kemi në qytetet tona akoma zyra shteti që ua përplasin derën njerëzve në fytyrë, kur mendoj që kemi shërbime larg të qenit dinjitoze, kur mendoj që kemi drejtues shteti që sillen si bajraktarë në zyrat e shtetit kjo votë me duket një besim i ekzagjeruar i njerëzve që ka brenda një rrezik të madh, që nëse ne nuk e shpërblejmë dhe nuk jemi në lartësinë e këtij besimi mund ta na kthehet në një goditje që askush nuk e imagjinon dot”, tha ndër të tjera Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura