Te Milani mendojnë për largimet, mbrojtësi i “Djallit” drejt Francës. Kruniç me valixhe në duar

Nov 2, 2019 | 8:41
SHPËRNDAJE

Megjithëse duhen ende dy muaj në merkaton e janarit, te Milani kanë nisur të mendojnë për disa skarcime. Rade Kruniç është i pari që mund t’i bëjë valixhet.

rade krunic

Boshnjaku nuk po ambientohet dhe ka pasur fare pak minuta për të treguar veten, ndaj nëse situata nuk ndryshon, ai mund të huazohet gjatë merkatos së dimrit. Fati i njëjtë edhe për njërin mes Andrea Kontit dhe Davide Kalabrias.

calabria

Mbrojtësit e djathtë po paraqiten njëri me keq se tjetri dhe drejtuesit e “Djallit” mendojnë të largojnë të paktën njërin, për të afruar në ekip dikë tjetër. Serzh Orie është kandidati kryesor, teksa më i mundshmi për t’u larguar duket Kalabria, për të cilin ka shfaqur interes klubi francez i Lilës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura