Të merremi me veten, jo me Erdoganin

May 16, 2015 | 12:46
SHPËRNDAJE

MENTOR NAZARKO

    Mesazhet e vizitës së Presidentit turk Erdogan në Shqipëri vazhdohen të komentohen dhe rryma më e zëshme në komente është ajo kritike. E përbashkëta e këtyre komenteve është kritika për atë që u quajt sjellja arrogante, imponuese e Presidentit turk Erdogan gjatë vizitës në Shqipëri, duke iu referuar në veçanti disa prej mesazheve të saj, disa elementëve protokollarë. Ndonjë zë më i përpunuar, njohës i politikës turke, tha se “Erdogan bëri fushatë elektorale në Shqipëri”. Ky zë i referohej faktit se Turqia shumë shpejt do të ketë zgjedhje parlamentare dhe Presidenti sipas Kushtetutës duhet të jetë i baraslarguar nga partitë e ndryshme turke. Në fakt Erdogan, si thonë burime autoritare, është duke lobuar për një fitore dërmuese të partisë së vet të dikurshme AKP, në mënyrë që të ndryshojë Kushtetutën, për të kaluar në një republikë presidenciale.
Me siguri vizita apo mesazhet e saj publike mund të mos jenë përputhur me standardet më të larta diplomatikisht korrekte. Veç të tjerash, ra në sy mungesa e përkthimit të njëkohshëm në ndonjë rast si ai i vjershës së vajzës që përloti çiftin presidencial, vetë përmbajtja e kësaj vjershe etj. etj., diçka që e bënte Prezën të ngjante si një krahinë turke, por ky s’ka qenë problem i mysafirëve. Në statusin e kritikëve megjithatë do duhet të ndajmë ata që janë vëzhgues të pavarur dhe ata që janë politikanë. Vëzhguesit e pavarur, shoqëria civile, është brenda së drejtës së vet të kërkojë një qasje edhe barazitariste në komunikimin tonë diplomatik me Turqinë, me SHBA-të, me Kinën, me këdo. Kush është në politikë, mbase duhet të ketë njëlloj vetëpërmbajtjeje. Ja përse:
Çdo shtet zgjedh qasjen që do në komunikimin diplomatik me shtetet e tjera. Ai e formulon interesin e vet kombëtar, atë të qëndrueshmin, apo dhe atë të ndryshueshmin në përmbajtjen që dëshiron dhe nisur prej saj, formulon edhe mesazhet. Mos vallë ne do ta mësojmë Turqinë, SHBA-të, apo cilindo shtet tjetër se si do të veprojë në këtë rrafsh? A nuk është pak pretencioze kjo? Nëse ne i kërkojmë diplomacisë sonë që të mos përkulet edhe para fuqive të mëdha kur komunikon me to, në mbrojtje të interesit tonë kombëtar, ashtu si ne e vlerësojmë këtë interes, pse vallë Turqia s’duhet ta bëjë këtë?! A kanë të drejtë shtetet të kenë interesa kombëtare drejtpërdrejt të kundërta, të ndryshme, të kenë qëndrime të ndryshme për krizat globale apo rajonale? Mos vallë po i ngjajmë nga pak Enverit që i jepte mend Kinës në vitet ‘70 të mos dialogonte me SHBA-të?
Dhe shkojmë tek ato që bëri dhe tha Turqia kundrejt nesh. Pavarësisht problemeve të caktuara mes nesh në të shkuarën, ku më problematike ka qenë njëlloj braktisjeje e interesit të komunitetit shqiptar në Greqi, pranimi i shpërnguljeve të mëdha kosovare prej Jugosllavisë, Turqia është sot aleati më i fortë i Shqipërisë dhe kombit shqiptar në Ballkan. Kjo provohet me përfshirjen në çlirimin e Kosovës, njohjen e saj, me ndihmat e shumta ekonomike, ushtarake apo dhe në fusha të tjera. Falë kësaj mbështetjeje, Shqipëria është ndier dhe ndihet më e fortë në rrafshin rajonal, përkundrejt Greqisë, Serbisë, apo kujtdo tjetër dhe kjo nuk është pak, po të kujtojmë për shembull zhvillimet e vitit 1997. Turqia përfaqëson një partner të rëndësishëm ekonomik, për shkëmbimet tregtare, si investitor etj.
Përmbajtja reale e vizitës
Në rastin e kësaj vizite, Erdogan erdhi me një paketë ndihmash të konsiderueshme. Dikush nënvleftëson në këtë paketë ndërtimin e xhamisë së kryeqytetit. A u duket pak këtyre kritikëve potenciali i rrezikshëm i ndjenjës së përjashtimit, apo i frustrimit që kanë besimtarët myslimanë, pjesë e komunitetit më të pasur në vend, që faleshin nëpër rrugë, në diell dhe në shi, pa një xhami kryesore? S’ka rëndësi se kush është fajtor pse ata s’kanë, por ndërtimi i kësaj xhamie i bën ata të ndihen më të respektuar, më të barabartë me komunitetet e tjera. Pse vallë s’kemi reaguar ndaj Greqisë që ka financuar ndërtimin vetëm të kishave të reja të stilit grek, dhe jo restaurimin e atyre të vjetrave që kanë karakter autentik jogrek? Kritikat e ashpra, të shpërpjesëtuara, pavarësisht nga vijnë, krijojnë një ndjenjë armiqësore ndaj popullit dhe shtetit turk dhe kjo nuk është as e drejtë dhe as e ndershme.
Në këtë mënyrë, do duhet parë dhe valëvitja e frikave nga i ashtuquajturi neootomanizëm. Turqia kërkon të luajë sot me kartën e neootomanizmit në përpjekjet e veta për tregje të reja, për konvertim të fuqisë së vet ekonomike në fuqi diplomatike, sipas akseve të vjetra gjeopolitike. Kjo mund të jetë bezdisëse në pikëpamje retorike, por nuk përfaqëson kurrfarë rreziku pushtimi ushtarak apo kulturor turk, për më shumë në një vend si yni, që është i hapur ndaj ndikimit të shumë kulturave të ndryshme,i dominuar më së shumti nga kultura perëndimore. Nuk e ka fajin Erdoani pse shtëpiaket tona, ato ballkaniket apo dhe më gjerë shohin telenovela turke. A nuk bëjnë kështu dhe grekët që e konsiderojnë perandorinë bizantine si paraardhëse të Greqisë së sotme? A nuk themi dhe ne (por me fuqi shumë të vogël ama), se jemi pasardhësit e ilirëve që shtriheshin deri në Kroaci në Veri dhe në Artën greke në Jug? Të kishim mundësi dhe fuqi do përpiqeshim ta shndërronim këtë themel historik në ndikim aktual ekonomik dhe politik, por nuk e kemi ndaj mbetemi thjesht në afirmimin e kësaj të vërtete historike në konferenca shkencore.
Së dyti, mbështetur te përfundimi i parë. Mos vallë është më mirë që ne të merremi me sjelljen e qeverisë sonë dhe jo me atë si sillen të huajt, më konkretisht turqit në lidhje me këtë qasje? Ne së pari si opinion publik, si opozitë, apo si disidencë brenda qeverisë do duhet të rregullojmë punët në oborrin tonë dhe pastaj në atë të botës. Dhe ky është momenti që ha diskutim më së shumti dhe le të hymë konkretisht në temën për debat.
Presidenti turk Erdogan kërkoi publikisht për shembull mbylljen e shkollave të një Lëvizjeje që ai e quajti terroriste. Me siguri ai e ka bërë këtë dhe në takimet e mbyllura me autoritetet shtetërore dhe me gjasë ka zgjedhur ta bëjë edhe publik këtë qëndrim pikërisht për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet në Turqi. Megjithatë, në respekt të shtetit shqiptar, të autoriteteve tona, të fëmijëve apo familjeve të tyre ai nuk përmendi emrin e këtyre shkollave, apo të Lëvizjes në fjalë. Po pse vallë shteti shqiptar do duhej t’i përgjigjej flakë për flakë me retorikë agresive dhe duke e përmendur Lëvizjen apo shkollat, diçka që mund të krijojë panik në këto familje? Pse ne duhet ta shndërrojmë publikisht me tone të ashpra këtë çështje në çështje ndarëse mes dy vendeve tona, pavarësisht se mund të mendojmë ndryshe? Se cili ka qenë qëndrimi jopublik i qeverisë sonë u duk nga ajo çfarë u tha publikisht nga ministrja e Arsimit, e cila iu referua Kushtetutës dhe ligjeve tona si baza parimore mbi të cilën vendoset hapja apo mbyllja e një shkolle. Pra nuk do të ketë mbyllje të reja. Mediat sajuan dhe gjoja heqje bustesh nga Presidenca apo në ndonjë vend tjetër, por kjo s’është e vërtetë dhe duket nga fotot zyrtare gjatë fjalimeve. Për më shumë, Kryeministri ynë zgjodhi, ndoshta me njëfarë ambiguiteti të shpërpjesëtuar, që si foto të ditës në Facebook-un e vet të vendoste referenca të Ismail Qemalit, në rrugë, apo në muret e qeverisë.
Shtetet, edhe ato mike, kanë të drejtë të mendojnë ndryshe, të vendosin ndryshe për çështje të njëjta. Turqia e ka bërë të njëjtën kërkesë- për mbylljen e shkollave të Lëvizjes Gulen- dhe në shtete të tjera, por përgjithësisht ka marrë refuzim. Madje Turqia vetë nuk ka arritur t’i mbyllë gjithë këto shkolla brenda territorit të vet. Turqia edhe më parë, brenda të drejtës së vet, ka bërë kërkesa të tjera për rishikimin e teksteve të historisë, -kjo është një temë e gjatë-, por nuk ka vendosur kurrfarë kushtëzimi. Pra refuzimi korrekt, me etikë diplomatike, i kërkesave turke nuk ka çuar në presion turk, në kushtëzim turk të ndihmave, madje dhe në Shqipëri, si na ka ndodhur me shtete të tjera në rrethana të ngjashme, të cilat madje na kanë bllokuar procesin e integrimit. Turqisë nuk i ka mbetur hatri nga premtimi ynë i rrejshëm për ndonjë votë në OKB, dhe s’ka ndryshuar qasjen ndaj nesh.
Krejt për në fund. Shqipëria nuk është ndonjë shtet i madh që të imponojë se ç’duhet të thonë miqtë e saj të provuar si të tillë në rrethana moderne historike dhe jo në rrethanat ndarëse të së kaluarës së largët. Të vetëhelmohemi për të urryer turqit e sotëm prej eksperiencës së largët jo fatlume me Perandorinë Osmane, ku individë me gjak shqiptar kanë gjithashtu peshë si komb në vendimmarrjen e saj, është e dëmshme. Kështu i bie që francezët të urrenin përjetësisht gjermanët, me të cilët i ndan një e kaluar jo fort e largët. Ndaj do duhet të përmbahemi pak në egocentrizmin tonë, se përndryshe do të duhet të mbetemi pa miq. Pse? Sepse miq që mendojnë njëlloj si ne, për historinë dhe të sotmen nuk ka. Në pasqyrë do të shihnim vetëm veten!…është kritika për atë që u quajt sjellja arrogante, imponuese e Presidentit turk Erdogan gjatë vizitës në Shqipëri, duke iu referuar në veçanti disa prej mesazheve të saj, disa elementëve protokollarë. Ndonjë zë më i përpunuar, njohës i politikës turke, tha se “Erdogan bëri fushatë elektorale në Shqipëri”. Ky zë i referohej faktit se Turqia shumë shpejt do të ketë zgjedhje parlamentare dhe Presidenti sipas Kushtetutës duhet të jetë i baraslarguar nga partitë e ndryshme turke. Në fakt Erdogan, si thonë burime autoritare, është duke lobuar për një fitore dërmuese të partisë së vet të dikurshme AKP, në mënyrë që të ndryshojë Kushtetutën, për të kaluar në një republikë presidenciale.
Me siguri vizita apo mesazhet e saj publike mund të mos jenë përputhur me standardet më të larta diplomatikisht korrekte. Veç të tjerash, ra në sy mungesa e përkthimit të njëkohshëm në ndonjë rast si ai i vjershës së vajzës që përloti çiftin presidencial, vetë përmbajtja e kësaj vjershe etj. etj., diçka që e bënte Prezën të ngjante si një krahinë turke, por ky s’ka qenë problem i mysafirëve. Në statusin e kritikëve megjithatë do duhet të ndajmë ata që janë vëzhgues të pavarur dhe ata që janë politikanë. Vëzhguesit e pavarur, shoqëria civile, është brenda së drejtës së vet të kërkojë një qasje edhe barazitariste në komunikimin tonë diplomatik me Turqinë, me SHBA-të, me Kinën, me këdo. Kush është në politikë, mbase duhet të ketë njëlloj vetëpërmbajtjeje. Ja përse:
Çdo shtet zgjedh qasjen që do në komunikimin diplomatik me shtetet e tjera. Ai e formulon interesin e vet kombëtar, atë të qëndrueshmin, apo dhe atë të ndryshueshmin në përmbajtjen që dëshiron dhe nisur prej saj, formulon edhe mesazhet. Mos vallë ne do ta mësojmë Turqinë, SHBA-të, apo cilindo shtet tjetër se si do të veprojë në këtë rrafsh? A nuk është pak pretencioze kjo? Nëse ne i kërkojmë diplomacisë sonë që të mos përkulet edhe para fuqive të mëdha kur komunikon me to, në mbrojtje të interesit tonë kombëtar, ashtu si ne e vlerësojmë këtë interes, pse vallë Turqia s’duhet ta bëjë këtë?! A kanë të drejtë shtetet të kenë interesa kombëtare drejtpërdrejt të kundërta, të ndryshme, të kenë qëndrime të ndryshme për krizat globale apo rajonale? Mos vallë po i ngjajmë nga pak Enverit që i jepte mend Kinës në vitet ‘70 të mos dialogonte me SHBA-të?
Dhe shkojmë tek ato që bëri dhe tha Turqia kundrejt nesh. Pavarësisht problemeve të caktuara mes nesh në të shkuarën, ku më problematike ka qenë njëlloj braktisjeje e interesit të komunitetit shqiptar në Greqi, pranimi i shpërnguljeve të mëdha kosovare prej Jugosllavisë, Turqia është sot aleati më i fortë i Shqipërisë dhe kombit shqiptar në Ballkan. Kjo provohet me përfshirjen në çlirimin e Kosovës, njohjen e saj, me ndihmat e shumta ekonomike, ushtarake apo dhe në fusha të tjera. Falë kësaj mbështetjeje, Shqipëria është ndier dhe ndihet më e fortë në rrafshin rajonal, përkundrejt Greqisë, Serbisë, apo kujtdo tjetër dhe kjo nuk është pak, po të kujtojmë për shembull zhvillimet e vitit 1997. Turqia përfaqëson një partner të rëndësishëm ekonomik, për shkëmbimet tregtare, si investitor etj.
Përmbajtja reale e vizitës
Në rastin e kësaj vizite, Erdogan erdhi me një paketë ndihmash të konsiderueshme. Dikush nënvleftëson në këtë paketë ndërtimin e xhamisë së kryeqytetit. A u duket pak këtyre kritikëve potenciali i rrezikshëm i ndjenjës së përjashtimit, apo i frustrimit që kanë besimtarët myslimanë, pjesë e komunitetit më të pasur në vend, që faleshin nëpër rrugë, në diell dhe në shi, pa një xhami kryesore? S’ka rëndësi se kush është fajtor pse ata s’kanë, por ndërtimi i kësaj xhamie i bën ata të ndihen më të respektuar, më të barabartë me komunitetet e tjera. Pse vallë s’kemi reaguar ndaj Greqisë që ka financuar ndërtimin vetëm të kishave të reja të stilit grek, dhe jo restaurimin e atyre të vjetrave që kanë karakter autentik jogrek? Kritikat e ashpra, të shpërpjesëtuara, pavarësisht nga vijnë, krijojnë një ndjenjë armiqësore ndaj popullit dhe shtetit turk dhe kjo nuk është as e drejtë dhe as e ndershme.
Në këtë mënyrë, do duhet parë dhe valëvitja e frikave nga i ashtuquajturi neootomanizëm. Turqia kërkon të luajë sot me kartën e neootomanizmit në përpjekjet e veta për tregje të reja, për konvertim të fuqisë së vet ekonomike në fuqi diplomatike, sipas akseve të vjetra gjeopolitike. Kjo mund të jetë bezdisëse në pikëpamje retorike, por nuk përfaqëson kurrfarë rreziku pushtimi ushtarak apo kulturor turk, për më shumë në një vend si yni, që është i hapur ndaj ndikimit të shumë kulturave të ndryshme,i dominuar më së shumti nga kultura perëndimore. Nuk e ka fajin Erdoani pse shtëpiaket tona, ato ballkaniket apo dhe më gjerë shohin telenovela turke. A nuk bëjnë kështu dhe grekët që e konsiderojnë perandorinë bizantine si paraardhëse të Greqisë së sotme? A nuk themi dhe ne (por me fuqi shumë të vogël ama), se jemi pasardhësit e ilirëve që shtriheshin deri në Kroaci në Veri dhe në Artën greke në Jug? Të kishim mundësi dhe fuqi do përpiqeshim ta shndërronim këtë themel historik në ndikim aktual ekonomik dhe politik, por nuk e kemi ndaj mbetemi thjesht në afirmimin e kësaj të vërtete historike në konferenca shkencore.
Së dyti, mbështetur te përfundimi i parë. Mos vallë është më mirë që ne të merremi me sjelljen e qeverisë sonë dhe jo me atë si sillen të huajt, më konkretisht turqit në lidhje me këtë qasje? Ne së pari si opinion publik, si opozitë, apo si disidencë brenda qeverisë do duhet të rregullojmë punët në oborrin tonë dhe pastaj në atë të botës. Dhe ky është momenti që ha diskutim më së shumti dhe le të hymë konkretisht në temën për debat.
Presidenti turk Erdogan kërkoi publikisht për shembull mbylljen e shkollave të një Lëvizjeje që ai e quajti terroriste. Me siguri ai e ka bërë këtë dhe në takimet e mbyllura me autoritetet shtetërore dhe me gjasë ka zgjedhur ta bëjë edhe publik këtë qëndrim pikërisht për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet në Turqi. Megjithatë, në respekt të shtetit shqiptar, të autoriteteve tona, të fëmijëve apo familjeve të tyre ai nuk përmendi emrin e këtyre shkollave, apo të Lëvizjes në fjalë. Po pse vallë shteti shqiptar do duhej t’i përgjigjej flakë për flakë me retorikë agresive dhe duke e përmendur Lëvizjen apo shkollat, diçka që mund të krijojë panik në këto familje? Pse ne duhet ta shndërrojmë publikisht me tone të ashpra këtë çështje në çështje ndarëse mes dy vendeve tona, pavarësisht se mund të mendojmë ndryshe? Se cili ka qenë qëndrimi jopublik i qeverisë sonë u duk nga ajo çfarë u tha publikisht nga ministrja e Arsimit, e cila iu referua Kushtetutës dhe ligjeve tona si baza parimore mbi të cilën vendoset hapja apo mbyllja e një shkolle. Pra nuk do të ketë mbyllje të reja. Mediat sajuan dhe gjoja heqje bustesh nga Presidenca apo në ndonjë vend tjetër, por kjo s’është e vërtetë dhe duket nga fotot zyrtare gjatë fjalimeve. Për më shumë, Kryeministri ynë zgjodhi, ndoshta me njëfarë ambiguiteti të shpërpjesëtuar, që si foto të ditës në Facebook-un e vet të vendoste referenca të Ismail Qemalit, në rrugë, apo në muret e qeverisë.
Shtetet, edhe ato mike, kanë të drejtë të mendojnë ndryshe, të vendosin ndryshe për çështje të njëjta. Turqia e ka bërë të njëjtën kërkesë- për mbylljen e shkollave të Lëvizjes Gulen- dhe në shtete të tjera, por përgjithësisht ka marrë refuzim. Madje Turqia vetë nuk ka arritur t’i mbyllë gjithë këto shkolla brenda territorit të vet. Turqia edhe më parë, brenda të drejtës së vet, ka bërë kërkesa të tjera për rishikimin e teksteve të historisë, -kjo është një temë e gjatë-, por nuk ka vendosur kurrfarë kushtëzimi. Pra refuzimi korrekt, me etikë diplomatike, i kërkesave turke nuk ka çuar në presion turk, në kushtëzim turk të ndihmave, madje dhe në Shqipëri, si na ka ndodhur me shtete të tjera në rrethana të ngjashme, të cilat madje na kanë bllokuar procesin e integrimit. Turqisë nuk i ka mbetur hatri nga premtimi ynë i rrejshëm për ndonjë votë në OKB, dhe s’ka ndryshuar qasjen ndaj nesh.
Krejt për në fund. Shqipëria nuk është ndonjë shtet i madh që të imponojë se ç’duhet të thonë miqtë e saj të provuar si të tillë në rrethana moderne historike dhe jo në rrethanat ndarëse të së kaluarës së largët. Të vetëhelmohemi për të urryer turqit e sotëm prej eksperiencës së largët jo fatlume me Perandorinë Osmane, ku individë me gjak shqiptar kanë gjithashtu peshë si komb në vendimmarrjen e saj, është e dëmshme. Kështu i bie që francezët të urrenin përjetësisht gjermanët, me të cilët i ndan një e kaluar jo fort e largët. Ndaj do duhet të përmbahemi pak në egocentrizmin tonë, se përndryshe do të duhet të mbetemi pa miq. Pse? Sepse miq që mendojnë njëlloj si ne, për historinë dhe të sotmen nuk ka. Në pasqyrë do të shihnim vetëm veten!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura