Të maskuar si punëtorë, grabitësit bëjnë kërdinë në shtëpinë e emigrantit. Dëmi rreth 50 mijë euro

Nov 26, 2020 | 17:14
SHPËRNDAJE

Një shtëpi 2 katëshe në njësinë Dajç të bashkisë Shkodër është grabitur në mënyrë spektakolare.

auto_fcv1606406832

Gjithçka u zbulua tre ditë më parë nga të afërmit e pronarit të banesës Broz Kola, i cili prej vitesh jeton në Itali bashkë me familjen.

Sipas të afërmve të familjes Kola, autorët ishin maskuar si punonjës dhe janë futur brenda oborrit me një kamionçinë ndërsa për gati një javë kanë shkuar çdo ditë duke vjedhur çdo gjë që ishte brenda.

“Kam ardhur dhe kam parë që grrila thjesht ishte e kapur. Kur e kam hapur, kam gjetur shtëpinë komplet rrëmujë. Kanë ardhur si punëtorë ndërtimi për tre-katër ditë dhe i kanë ngarkuar me kamion”– thotë i afërmi.

E motra e pronarit të banesës thotë se dëmi i shkaktuar kap vlerën e 50 mijë eurove pasi shtëpia ishte arreduar me mobilje moderne.

Sipas dëshmive të banorëve, autorët kanë qenë të pa maskuar teksa kryenin grabitjen e banesës me kamion. Policia pas njoftimit nga të afërmit ka shkuar në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për grabitjen si dhe ka sekuestruar disa kamera sigurie që ndodhen në zone.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura