Të martuar por jetojnë në shtete të ndryshme, Blero flet për marrëdhënien me Afronën: Mezi po pres të bëhemi prindër

Mar 7, 2020 | 15:00
SHPËRNDAJE

Blero dhe Afrona u martuan verën e kaluar, por çifti nuk jetojnë së bashku.

Këngëtari jeton në Prishtinë ndërsa bashkëshortja e tij në Zvicër për shkak se ka një kontratë pune atje.

Në një intervistë për “MIRAGE”, Blero tregoi se ende nuk e kanë ndarë mendjen se në cilin shtet do jetojnë.

Ai tha se me mbarimin e kontratës Afrona do kthehet në Kosovë për të jetuar së bashku. Por nëse asaj nuk i pëlqen jetesa në Prishtinë do shkojnë të dy në Zvicër.

“Unë jetoj në Prishtinë, ndërsa Afrona vazhdon të jetojë në Zvicër. Unë e respektoj punën e Afronës dhe mendimet që ka. Ajo ka punën në Zvicër dhe duhet t’i mbarojë kontrata. Në momentin që do përfundojë Afrona vjen shpesh në Prishtinë dhe ne po tentojmë të jetojmë këtu. Por nëse Afrona nuk përshtatet për një kohë të caktuar, ne shkojmë në Zvicër. Do e provojmë derisa të bindemi,”– tha Blero.

Ndërsa rrëfeu edhe dëshirën për tu bërë sërish baba. Këngëtari tha se mezi pret që të zgjerojë familjen me Afronën por kjo do ndodhë kur të fillojnë të jetojnë së bashku.

“Patjetër që po, mezi po pres. Duhet të jemi bashkë për tu bërë prindër. Kur të vijë Afrona shpresoj të bëhemi me fëmijë,”- u shpreh Blero.

         

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura