“Të marrin qëndrim, pranojnë apo jo”- Alibeaj bën të qartë mesazhin për mazhorancën: Jo president në dhoma të errëta. Ja pse nuk vrapojmë pas emrave

May 13, 2022 | 11:47
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka bërë të qartë mesazhin për mazhorancën lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

Sipas tij, PD është për vendosjen e kritereve paraprakisht dhe jo zgjedhjen e kreut të shteti “në dhoma të errëta”.

Enkelejd Alibeaj: Ne kemi qëndrimin që opozita do duhet të propozojë, për këtë arsye japim një proces jo vetëm real, jo farsë, që mos e shndërrojë buzëkuq të mazhorancës. Jo s’do e keni kurrë rastin s’do ua bëjmë këtë shqiptarëve.

Pres publikisht nga përfaqësuesit e mazhorancës të kenë qëndrimin e tyre, kjo është qasja jonë për procesin, ne nuk jemi të ngurtësuar. Në bazë të qëndrimit tonë politik presim reagimin e tyre e në bazë të reagimit të tyre do kemi publikisht reagimin.

E udhës është të krijojmë një proces në sytë e publikut, ne nuk jemi të pasur proces në dhoma të errëta ka pasur e shkuara politike e vendit proces në dhoma të errëta që nuk kanë rezultuar të mira për shqiptarët, gjithcka në sy të publikut.

Të marrin qëndrim pranojnë apo jo. E kam më të udhës e shoh më të hijshme e ndershme, të kemi detyrim presidenti është i shqiptarëve, jo i deputetëve ,jo i dhomave të errëta, binduni, kjo është më e rëndësishme për ne.

Ne kemi bërë publike qëndrimet tona, kushdo ka pasur të drejtën të japë qëndrimin e vet mbi qëndrimeve tona.

Pse jo emra?

Nuk do ishte e udhës të vrapojmë pas emrave pa vendosur ca kritere që profilizojnë atë që do duhet të jetë figura e presidentit, e ndershme për këdo.

Deri sa të ketë një pergjigje për këtë nuk e di si mund të ecim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura