Të majtët duken të lumtur, ja kush e uroi Halim Kosovën

Apr 18, 2015 | 22:20
SHPËRNDAJE

Halim Kosova dhe Bashkim Fino
Ishte i pritshëm kandidimi i gjinekologut të njohur, Halim Kosova, si kandidat për kryetar bashkie për kryeqytetin nga ana e Partisë Demokratike. Tashmë, sa herë flitet për kandidaturën e Kosovës, harrohet gjuha e mllefit dhe e urrejtjes edhe kur komentohet nga eksponentë ekstremë të majtë dhe të gjithë rendisin cilësitë e tij prej pozitivisti. Me sa duket, Kosova është figurë aq gjithpërfshirëse, sa vështirë se dikush do të prishë gojën që të thotë ndonjë fjalë të keqe për të. Kjo ka qenë pak a shumë edhe atmosfera e kësaj të enjteje në Parlamentin e Shqipërisë, ku Kosova është deputet i Partisë Demokratike. Gjatë kohës që ai ndodhej në oborrin e Parlamentit, ku na ndanin vetëm pak orë nga shpallja zyrtare e kandidaturës së tij, siç e shihni edhe nga fotot, Kosova është uruar me përzemërsi nga deputetë të majtë, aq sa duket se ai i ka të gjithë jo vetëm kolegë Parlamenti, por edhe miq të vjetër. Duke pasur të tillë dimension, të gjithë jemi kuriozë të shohim se si do të jetë përballja për kryeqytetin mes Erion Veliajt dhe Halim Kosovës. Me siguri do jetë një garë atipike për mungesën e agresivitetit që jemi mësuar të shohim në përballje të tilla.
Halim Kosova dhe Niko Peleshi
Halim Kosova dhe Saimir Tahiri
Halim Kosova dhe Vangjel Dule

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura