Të lyera me vaj dhe uthull/ Dëshmia tronditëse e të mbijetuarës pas vetëflijimit të motrës dhe të ëmës: Nuk ia keni idenë sa…

Jul 2, 2020 | 23:11
SHPËRNDAJE

Detaje të tjera dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë ku u gjetën të pajeta, Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa Josifi, 30 vjeçe. Ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

kombinat

E mbijetuara e vetme e familje, ka bërë një deklaratë tronditëse. Mësohet se ajo u thënë ekspertëve: “Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen”.

Ndërkohë, burime bëjnë të ditur se ekspertët i gjetën viktimat të lyer me vaj e uthull.

Bashkëshorti i Zhaneta Josifit kishte ndërruar jetë rreth pesë vite më parë. Mësohet se ashtu si vajzat dhe bashkëshortja, edhe ai kishte qenë predikuesi i sektit të Jehovait, ndërsa ishte profesion mësues.

Ai njihej si themelues i kësaj bashkësie në qytetin e Përmetit. Pas vdekjes së tij, bashkëshortja dhe vajzat ishin transferuar në zonën e Kombinatit në kryeqytet, bën me dije Abc News.

Përgjatë dy viteve të fundit, ato ishin veçuar nga komuniteti përreth duke qëndruar të izoluara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura