“Të lutem babi, dorëzohu”, vajza negocion në telefon me të atin/ Kush është personi që po mban ‘peng’ Elbasanin, i martuar tre herë e me 3 fëmijë

Sep 24, 2020 | 16:05
SHPËRNDAJE

Lefter Zhidro, i lindur dhe me familje ne njesine administrative Xarre në Bashkinë e Konispolit, në Sarandë është 71-vjeçari që po mban peng prej orës 13:30 qytetin e Elbasanit.

lefter zhidru panorama

Mësohet se ka disa minuta që vajza e tji, po negocion përmes telefonit me të atin për ta bindur që të dorëzohet.

elbasan qellon lefter34

Floresha, e cila ka bërë denoncimin sot e ka kërkuar ndihmë nga policia, pas një konflikti, është gruaja e tretë e tij, me të cilën prej kohësh rezulton i divorcuar.

Korespondentja e Panorama bën me dije se në fshatin e tij ai ka qenë i martuar dy herë.

Një djalë i tij jeton i vetëm, ndërsa një djalë tjetër i jeton në Norvegji. Gruaja e trete, Floresha ka vetëm një vajzë me të.

****

Identifikohet personi i cili ka hapur zjarr në drejtim të Policisë së Elbasanit këtë të enjte dhe po vijon akoma të gjuajë në drejtim të tyre, duke bërë rezistencë.

Gazetarja e Panorama bën me dije se raportohet që është shtetasi i quajtur Lefter Zhidru.

Ai është rrethuar nga Forcat Shqiponja në banesën e tij dhe në ndihmë të tyre po mbërrijnë edhe forcat Renea dhe ato të FNSH.

Forcat e Policise jane pozicionuar dhe kane vendosur menjehere perimetrin e sigurise dhe vijojne t’i bejne thirrje persontit te dorezohet.

Korespondentja e Panorama raporton gjithashtu se ka qenë fillimisht një person që ka shkuar në komisariatin e Elbasanit, e ka denoncuar se po përndiqej nga dikush.

Pas denoncimit, forcat policore janë nisur lagjes ‘11 nëntori’ ndërsa i ka bërë thirrje personit në fjalë që të dalë nga banesa.

Pavarësisht thirrjeve, Lefter Zh., i ka bërë rezistencë policisë e ka hapur zjarr ndaj tyre.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 24.09.2020, rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.

Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

LEXO EDHE

FOTO+VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri drejt FNSH dhe forcave “Shqiponja”, autori ishte me makinë. U plagosën dy kalimtarë (POLICIA JEP DETAJET)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura