“Të lodhur dhe të acaruar nga qeverisja”, ish-deputetja takon të rinjtë e Durrësit: Me 25 prill do t’i japin vetes një mundësi të re

Sep 18, 2020 | 21:36
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi është takuar ditën e sotme me disa të rinj të qytetit të Durrësit.

floida kerpaci

Përmes një shënimi në facebook, teksa ka publikuar edhe foto, Kërpaçi thotë se të rinjtë janë të acaruar dhe të lodhur nga qeverisja e shtypjes së brezit të ri. Ajo thekson se “me 25 Prill do ti japi vetes një mundësi të re dhe qytetit një fytyrë tjetër”.

Postimi i plotë:

Kafe miqësore në Durrës ku lëvizjes tonë i bashkohen përditë vajza dhe djem që kërkojnë më shumë për Durrësin dhe veten.

Të lodhur dhe të acaruar nga qeverisja e shtypjes së brezit të ri, rinia e Durrësit me 25 Prill do ti japi vetes një mundësi të re dhe qytetit një fytyrë tjetër

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura