Të lidhur me zinxhirë kokë poshtë dhe digjen të gjallë, sërish vepër e ISIS-it

Aug 31, 2015 | 15:34
SHPËRNDAJE

Vijojnë masakrat nga shteti islamik ISIS, të cilët së fundmi kanë djegur të gjallë katër burra irakenë pasi i kishin lidhur dhe varur më pas me kokë poshtë.

Të katër burrat, të cilët në fotot që publikojnë mediat e huaja duken të lidhur me zinxhirë rreth kyçeve të këmbëve e duarve, janë detyruar të përjetojnë vdekjen për së gjalli teksa flakët vijnë në drejtim të tyre. Kjo është treguar edhe në një video të publikuar së fundmi si propagandë që bën shteti islamik ISIS.

2BD7A8B400000578-3216937-image-a-66_1441023729947Të veshur me kostumin portokalli që karakterizon këtë grup, secili prej katër burrave prezantonin veten para kameras, duke dhënë emrat e tyre dhe një përshkrim të shkurtër të rolit të tyre në luftimin e ISIS.

Para vdekjes, të burgosurit janë detyruar të shikojnë disa video që tregojnë gjymtimin e organeve të luftëtarëve të vdekur të ISIS, nga anëtarët e ushtrisë irakiane dhe aleatë të milicisë shiite.

2BD7A8B800000578-3216937-image-a-27_144101976525822222

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura