Të larguarit nga puna tentojnë të futen në konferencën e Veliajt me donatorët

Jan 20, 2016 | 10:08
SHPËRNDAJE

Të larguarit nga puna kanë zhvilluar një protestë sot përpara Hotel Tirana, në kohën kur aty po mbahej Konferenca e Donatorëve dhe i pranishëm ishte edhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Veliaj-Keshilli Bashkiak

Sipas News 24, ata janë përplasur me policinë pasi kanë tentuar të hyjnë në ambientet ku po zhvillohej konferenca.

“Donatorët ta dinë se kujt po ja japin lekët. Nuk po na ofrojnë punë, pazaret me lekët tona”,- mësohet se kanë thënë ata.

– Hapuni se pengoni qarkullimin – thotë polici- Pengoj qarkullimin? – i kthehet protestuesi – po unë që kam ngelur pa bukë?!

Posted by Nona on Wednesday, January 20, 2016

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura