“Të kryqëzuan se ndihen të mençur”/ Pas komenteve për gjendjen e rënduar emocionale të Fifit, Flor Mumajesi dhe Bruno i bëjnë këngëtares “dhuratën” e veçantë

Nov 25, 2021 | 10:15
SHPËRNDAJE

Gjendja e rënduar emocionale e Fitit gjatë spektaklit të transmentuar këtë të martë në “Big Brother VIP”, ka nxitur reagimet e miqve të këngëtares.

fifi, bruno, flor mumajesi

Dy prej tyre janë Flor Mumajesi dhe Bruno, të cilët kanë reaguar në rrjetin social “Instagram”. Artistët kanë publikuar një këngë, të cilën Fifi e shkroi brenda shtëpisë.

Krahas videos që publikoi për Fifin, Flori tregoi me anë të mbishkrimit se e mbështet në çdo hap artisten dhe se gabimet e saj nuk kanë pse t’ju dhembin të tjerëve. Ai shkroi:

E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti s’ke lidhje me helmin brenda tyre! Të kryqëzuan se interneti u jep mundësinë të ndihen superiorë, të mençur, madje dhe artistë! Taksirat shpirt, këtu u rritëm e këtu jetojmë, këtu në vendin tim e në vendin tënd, ku unë e ti gabojmë e atyre iu ‘dhemb’. Një këngë krijuar nga ty Fifi aty në atë shtëpi, që në çdo rast do të jetë e përkohshme…”.

Ndërkohë, Bruno në videon tjetër që ndau me ndjëekësit e tij në “Instagram”, zbuloi se këngën e ka prodhuar për të ndarë me të gjithë pak “nga shpirti” i saj.

Sytë më djegin, jo vetëm nga pagjumësia. Ti nuk ke mundësi ta shikosh postimin tim, por jam i sigurt që do e ndjesh në zemrën tënde të bardhë.

Nuk e di ia kam dalë dot unë me zërin tim nga studio, ti nga ‘Big Brother’, por doja shumë të ndaja me të gjithë pak nga shpirti yt!

Muzika – Fifi

Teksti – Fifi

Prodhuar nga – Unë, si të ishim afër bashkë.”,- shkroi Bruno.

Fifi humbi ndjenjat të martën kur Balina i tha se po ndërhyn mes Sarës dhe Pajtimit për të marrë vëmendje. Ajo donte të dilte jashtë dhe t’i jepte fund këtij rrugëtimi, por pasi u la të reflektonte për pak minuta me veten, këngëtarja vendosi të qëndronte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura