“Të ka dërguar SHIK-u raportin me policët e korruptuar, Balili të ka dërguar videot e orgjive”

Dec 14, 2017 | 16:19
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në kuvend ka rikthyer edhe njëherë debatin për Saimir Tahirin.

Ai ka hedhur akuza të forta, pasi tha se Rama ka pasur dijeni për Tahirin. Poashtu Berisha ka përmendur dhe Balilin dhe deklaroi se ai ka dërguar politikanëve video me orgji nga hoteli i tij.

berisha

“A tha ky njeri që nuk kishte dijeni për Tahirin. SHIK-u, i ka dërguar raportorin me 180 policë të inkriminuar. A tha Saimir Tahiri, hapni videot e ditëlindjes dhe shikoni se si kërcen Sota si krushk i parë.

Në makinë me Sotën ka qenë Saimir TAhirir. A e morët vesh që ka çuar Don Agacion për të nxjerr dokument të falsifikuar. Dilni flisni për Balilin. Ai u ka qëlluar me grushte të gjithëve, videon e Ogjive Balili u a ka dorëzuar të gjithëve”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura