“Të japim ministrinë me koncesion”- Margariti dhe Zhupa replikojnë për Butrintin: E vizituat për herë të parë pas marrëveshjes. Ata që shohin ëndrra me kulla…

Jun 9, 2022 | 11:18
SHPËRNDAJE

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ishte sot në interpelancë me deputeten e PD, Ina Zhupa, lidhur me ligjin e miratuar në Kuvend pak javë më parë për administrimin e parkut të Butrintit nga një fondacion.

Zhupa tha se kërkon shpjegime “në lidhje me kontratën e koncesionit të parkut të Butrintit, se jam garantuar që Butrintin ta ndajnë në dy copa, në njërën copë në qytetin antik ku prodhohen biletat e t’ja japin një fondacioni në administrim privat e pjesën e parkut kombëtar t’ja japin pjesë pjesë për resorte disa privatëve të tjerë duke hequr 800 ha nga zona e mbrojtur të parkut kombëtar”.

Por ministrja Margariri në përgjigjen e saj tha se “ata që shohin ëndrra me kulla e hotele nuk do ketë asnjë ndërtim të këtij lloji e do parashikohet ngritja e një qendre vizitorësh dinjitoze, që të mund të kemi një hyrje dinjitoze në një park kombëtar si ekziston në shumë vend të tjera të botës”.

Lidhur me koncesionin Zhupa pyeti ministren se “si ka mundësi që shteti jonë, ministria e Kulturës del e thotë që administrimi i deritanishëm i Butrintit ka dështuar nga politizimi i administratës dhe paaftësisë së administratës? Këto janë dy argumente që shteti nuk e administron vetë por ia kalon privatit në kundërshtim me konventën e Parisit. Pse nuk vendosnin profesionistë në krye të administratës? Të japim me koncension ministrinë e Kulturës të na e administrojë fondacioni meqë kemi më shumë besim ti japim pasurinë se qenka më i aftë se vetë shteti për të administruar perlën e trashëgimisë kulturore. Të japim ministrinë e Kulturës me koncesion”.

Ministrja Elva Margariti tha se “disa kolegë të opozitës që Butrintin e vizituan falë marrëveshjes për herë të parë kanë ende pikëpyetje, por është më tepër për të ndezur disa llampushka të një publiciteti shterpë dhe me kauza të munguara.

Butrinti do vijojë të jetë pronë e shtetit e s’i jepet asnjë privati. Ky fondacion i themeluar nga ministria e Kulturës do monitorohet nga ministria, për të kontrolluar aktivitetin e do auditohet, nuk parashikohet asnjë tjetërsim apo kalim prone.

Funksionon sipas ligjit të OJF, pra është jo fitimprurës duke hedhur poshtë çdo akuzë alibi mbi të ardhurat e Butrintit ku do shkojnë e si do tjetërsohet. Cdo qindarkë e Butrintit do mbetet në Butrint.

Një nga përfitimet është ajo drejtuar komuniteti, do ketë shtim të numrit të punonjësve, deri në 110 punonjës e shteti s’do shpenzojë më para për paga punonjësish si ka shpenzuar deri me sot, 100 mijë dollarë në vit.

Do jepen grante për komunitetin janë parashikuar 300 mijë dollare për banorët që jetojnë rreth zonës për bujtina prodhime artizanale me fokus promovimin e produkteve vendase”.

Ndërsa deputetja Zhupa tha: “Iku ministrja e Turizmit se do i dilte emri dhe asaj sepse është Kumbarja e këtij ndërtimi. Kjo është filozofia që të ndani atë që nuk ndahet në dy pjesë. Këtë nuk e mohoni. Tregojani dhe Kumbaros.

Mbrojtja e interesit publik nuk bëhet nga një individ privat. Pyetjet që lindin natyrshëm janë, çfarë e lidh shtetin shqiptar dhe interesin publik, me Aleksandër Sarapulin, Richard Hodges, Martin Matën dhe Fiona Boriçin. A janë garant të mbrojtjes së interesit publik?

Si ka mundësi që planin e menaxhimit të Butrintit të njëjtët njerëz që morën fondacionin e Butrintit. Si ka mundësi që kjo ministria e Kulturës që të menaxhojë sitin që garanton 1 mln dollarë. Si ka mundësi që këta që marrin fondacionin, janë ata që bëjnë ligjin për trashëgiminë kulturore. A ka konflikt interesi? A ka njeri që mendon se Butrinti nuk duhet të menaxhohet nga private? Nëse donin t’ia jepnim privatit, të paktën të kishim një konkurs. Interesi nuk është Butrinti por interesi që vjen nga Butrinti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura