Të izoluar, por bashkë në klasat virtuale të Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë. Si po vijon onlinë mësimi që prej datës 16 mars.

Mar 26, 2020 | 20:05
SHPËRNDAJE

Universiteti Mesdhetar  i ShqipËrisë nën moton “Të Izoluar por bashkë” , ju pershtat menjeherë situatës së pezullimit të mësimit në auditor duke e fokusuar këtë proces nëpermjet klasave virtuale , të cilat  u vunë në  funksiononim plotësisht për të gjitha lëndët,  që në datën 16 Mars, 2020.

Ky transformim i metodës së mësimdhenies u realizua lehtësisht , duke qenë se prej 10 vitesh Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (UMSH) është pjesë e G-suite education, duke qenë pra i  familjarizuar me këtë platformë dhe duke kaluar lehtësisht drejt klasave virtuale në Google classroom dhe Google meet.

61ae7d54-81e0-4f61-9f04-b8f8e311e7c5

Gjithçka ka vazhduar e organizuar si një rutinë e zakonshme akademike, duke përfshirë jo vetëm mësimdhënien, por edhe të gjitha funksionet e tjera të zyrave të UMSH-së dhe atyre administrative si sekretaria, biblioteka, tashmë on-line , me të cilat  mund të komunikojnë  jo vetëm pedagogët, por edhe  studentët.  Grupet e leksioneve dhe seminareve, zhvillojnë plotësisht programin mësimor të planfikuar për semestrin e dytë , ndërkohë që evidentohen pjesëmarrjet e studentëve në seminare/ushtrime , leksione dhe angazhimi i pedagogeve.

bb2a5322-7f21-4ce5-b559-4bfa7dc5affb

Këshilli studentor eshte angazhuar maksimalisht për të njoftuar të gjithë studentët dhe për të ndarë gjithë informacionin e nevojshëm në grupet e komunikimit të ngritura për këtë qëllim .

Një zinxhir eventesh akademike të kordinuara me njëra- tjetrën e kanë bërë të sukseshëm këtë strukturë në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore kombëtare.

61dfb39f-4952-432b-aff3-92b87bc82de3

Rektori i Universitetit Mesdhetar te Shqiperise , Akademik, profesor  Gudar Beqiraj shprehet se qëllimi i urdhërave të lëshuar për këtë ishte i disa kahëshëm. Së pari  vazhdimi i procesit akademik për  studentët , te cilat jane prioriteti ynë i përhersshëm. Së dyti angazhimi i tyre social në një kohë të vështirë për moshën që kanë me izolimin e zgjatur, së treti mbajtja e një rrjeti komunikimi të hapur të vazhdueshem në mes të gjithë strukturës akademike në përfshirjen e tyre te gjerë në gjithë procesin  edukues e shkencor.

UMSH do të vazhdojë dhe me risi të tjera në ditët në vazhdim për të berë më te lehtë situatën per të gjithë, por dhe për të qënë bashkë megjithëse të izoluar.

bc6fbe5b-467c-4270-b1f2-66f872a8820d b61e2e99-a5f9-4df0-a633-6512e556c202 96695bbc-4f6e-4504-b922-6c2df5468f83 47245f09-6e9a-46cb-b728-1afcad380d79

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura