“Te Interi isha shumë i lumtur dhe më donin tifozët”, Ronaldo fenomeni: Ja çfarë i thashë Moratit para largimit

Feb 11, 2020 | 18:55
SHPËRNDAJE

Ronaldo Luiz Nazario de Lima, ka pasur mundësinë të luajë për disa nga skuadrat më të mira në botë, siç janë Barcelona, Inter, Real Madrid dhe Milan.Champions_League_1998-99_-_Inter_vs_Spartak_Mosca_-_Ronaldo

Pavarësisht se ka luajtur në klube rivale, përsëri braziliani respektohet nga tifozët e të gjitha klubeve ku ka luajtur. Pesë sezone luajti te Interi, ku për fat të keq më shumë regjistroi dëmtime se suksese.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, braziliani ka treguar edhe arsyet se largimit nga zikaltërit: “Te Interi isha shumë i lumtur, ndjeva një dashuri shumë të madhe nga tifozët. Për shkak të trajnerit që kishim asokohe, unë nuk mund të vazhdoja më aty. E vetmja herë kur fola me Moratin ishte kur unë i thashë: ‘Ose ai të largohet ose të iki unë, të dy nuk mund të vazhdojmë.’ Historia ime me Interin u mbyll keq dhe më pas nisi historia ime me Realin.Ronaldo Inter

Unë shkova në Madrid pasi doja të luaja për atë ekip, kjo ishte ëndrra ime. Provova në çdo mënyrë të shkoj atje. Roberto Karlos më kishte treguar te kombëtarja, atë që përfaqësonte Real Madridi dhe kjo më intrigonte akoma më shumë.

Kam lënë futbollin për shkak të një dëmtimi shumë të rëndë. Në moshën 35-vjeçare u lodha nga operacionet, ndjeva se nuk kisha më forcë të merrja veten. I kisha realizuar objektivat e mia. Doja të pushoja dhe të filloja një jetë të re dhe nuk pendohem për vendimin e marrë. Dëmtimet më kanë bërë një person më të mirë dhe më kanë bërë një lojtar më të mirë.”, u shpreh Ronaldo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura