Të gjithë në këmbë për aktorin shqiptar, lutjet prekëse që emocionuan publikun

Apr 16, 2018 | 19:17
SHPËRNDAJE

Mjeshtri i madh i fjalës, artisti i popullit Mirush Kabashi ka ngritur peshë sallën e krijuar enkas për një aktivitet bamirësie në sheshin “Skëndërbej” pak ditë më parë, ku të rinj nga i gjithë vendi, gazetarë e këngëtarë janë bërë bashkë për të mbledhur fonde vullnetare që do t’i mundësonin kurimin jashtë vendit katër fëmijëve të sëmurë me kancer.

Ashtu siç vetëm ai di të prekë, Kabashi ka zgjedhur disa lutje të Nënë Terezës për të mbërritur në zemrat e gjithësecilit e për të marrë duartrokitje të shumta.

 

Fjalët e saj, përmes zërit të tij janë më aktuale se kurrë: Më mirë ndizni një qiri se sa të mallkoni errësirën!

Kujtojmë se për të mundësuar kurimin e katër vogëlushëve kanë kontribuar financiarisht një numër i madh biznesesh, një prej tyre edhe “Hotel Prestige”.

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/emocionuese-te-gjithe-ne-kembe-mirush-kabashi-prek-me-lutjet-e-nene-terezes-video/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura