“Të gjithë në familje jemi me Skënderbeun”, Vangjeli: Ju tregoj pse zgjodha Tiranën

Feb 8, 2020 | 13:37
SHPËRNDAJE

Kristi Vangjeli është një nga lojtarët më të mirë te Tirana, në momentin shumë të mirë që po kalojnë këta të fundit. Mbrojtësi në një prononcim për “Gol pas Goli”, ka folur pse ai zgjodhi Tiranën dhe gjithashtu tregon se të gjithë në familjen e tij janë me Skëndërbeun.VANGJELI

Vangjeli kundër Ronaldos, a e kanë parë fëmijët atë ndeshjen?

Nuk e kanë parë atë ndeshje, ndjekin më shumë Mesin, kjo edhe si pasojë e imja, pasi edhe unë e admiroj atë për atë që ka bërë në karrierën e tij.

Pse zgjodhët Tiranën?

Gjithmonë kam dashur të luaj atje ku më ka dashur zemra ime. Te Skënderbeu u riktheva për të luajtur në Kupat e Europës, por më pas zemra vendosi që unë të qëndroja aty. Kam qëndruar një vit aty duke sakrifikuar me ekipin e qytetit tim, por më pas erdhi një moment ku duhet të vendosja për të ardhmen time dhe të arrij sa më mirë në karrierë. Zgjodha Tiranën pasi ka një traditë futbolli, ka tifozeri, nuk mund të luaja në një ekip që nuk lufton për trofe dhe nuk ka tifozeri. E ndjej këtë fanellë.

Qendërmbrojtës, a jeni komod në atë rol?

Unë kam sakrifikuar gjithmonë për ekipin, detyra ime është të jap maksimumin. Po të analizosh ndeshjen me Partizanin, ka qenë në superioritet ndaj sulmuesve, këtu të kritikojnë shpesh.

E keni kërkuar ju atë rol?

Që në momentin që kam ardhur ne kemi folur për këtë dhe kishim thënë se nëse ekipi do të kishte probleme në atë pozicion, mund të luaja unë. Nga eksperienca i di shumë mirë pozicionet në mbrojtje.

Rasti i dyshimtë i penalltisë me Vllazninë?

Dje në ndeshjen me Vllazninë, arbitri ka qenë super në të gjitha vendimet. Një nga arbitrimet më të mira në Shqipëri që kam parë ndonjëherë. Lojtari I Vllaznisë do të bëjë një manovër tjetër dhe nuk mendoj se ishte penallti. Nuk e ka pasur topin në kontrollin e tij, në momentin që ndërhyn Muça ai e largon topin nga këmbët e tij, duke aktruar.

Fëmijët me kë bëjnë tifo?

Feëmijët e mi janë shumë të lëvizshëm dhe duan të luajnë gjithmonë futboll. Të gjithë jemi me Skëenderbeun, kudo që të jemi atë ekip nuk e harrojmë kurrë do ta kemi në zemër. Kur ipyesin fëmijet e mi me kë janë thonë gjithmonë se jemi me Tiranën. I uroj fat Skënderbeut në ndeshjen e sotme. Nëse Skënderbeu luan si ndeshjen e parë me Bylisin, besoj se do ta fitojë këtë ndeshje. Shpresoj të mios ndodhë sin ë fazën e parë kur I humbi ndeshjet në shtëpi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura