Të gjithë kremrat dhe produktet kozmetike që zëvendëson vitamina E, 5 përdorime të jashtëzakonshme

Jul 11, 2018 | 22:22
SHPËRNDAJE

Vitamina E është ndër të paktat vitamina që është edhe antioksidante. Është e njohur si vitamina që forcon sistemin imunitar dhe parandalon sëmundjet e zemrës! Kjo vitaminë gjendet gjithashtu si bazë e shumë produkteve kozmetike falë vetive shëruese, hidratuese etj. Duke qenë një antioksidant shumë i fuqishëm, vitamina E mund të ndihmojë në ngadalësimin e rrudhave të para falë mimikave të fytyrës, humbjes së flokëve dhe shumë probleme të tjera.

vitmare
Veç marrjes së vitaminës E si një tablet, pra në mënyrë orale, ju mund ta përdorni atë dhe në mënyrë topike, pra të përftoni xhelin nga kapsula dhe ta aplikoni direkt në lëkurë apo flokë. Më poshtë janë disa nga përdorimet më të shkëlqyera të vitaminës E:
Zbeh shenjat 
Nuk ka rëndësi nëse plaga, apo aknet kanë lënë një shenjë të re apo të vjetër në lëkurën tuaj, kjo e fundit do të zbehet brenda pak ditësh, nëse ju aplikoni vitaminën E direkt në lëkurë.
Strijet
Shtatzënia, fitimi dhe humbja e peshës bën që lëkura juaj të hapet e të rikthehet në gjendjen e mëparshme duke ju lënë disa shenja. Këto janë strijet dhe kur janë të kuqe mund të trajtohen në kohë, pa u shndërruar në të bardha, strije që zbehen më me vështirësi. Megjithatë nëse aplikoni rregullisht vitaminë E në shenjat e lëkurës, këto të fundit do të bëhen më pak të dukshme.
Rrudhat e para 
Harrojini ato serumet super të shtrenjta anti-plakje. Një mënyrë më e thjeshtë dhe më efektive për të zbehur pamjen e rrudhave është aplikimi i vitaminës E në fytyrën tuaj.
Lëkura e thatë
Përdoreni këtë vaj antioksidant për ta bërë lëkurën tuaj më të butë dhe të shkëlqyeshme. Mund ta aplikoni në sipërfaqen e duarve para se të flini, mbi buzët tuaja apo në zonat më të thata të lëkruës.
Parandalon rënien e flokeve
Humbja e 50 deri në 100 fije flokësh çdo ditë konsiderohet normale. Një mënyrë e shkëlqyer për të parandaluar rënien e flokëve është duke masazhuar skalpin e kokës me vitaminë E. Kjo gjë stimulon rritjen e flokut dhe ushqimin e rrënjës.

Burimi: Living

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura