“Të gjithë jemi në të njëjtën anije, nëse përmbytet …”- Madonna zhvishet nudo dhe jep mesazhin na vaska: Koronavirusi nuk pyet sa i pasur apo i famshëm je

Mar 23, 2020 | 13:01
SHPËRNDAJE

Madonna iu është bashkuar personazheve të famshme që kanë dhënë mesazheve sensibilizimi për koronavirusin.

E zhveshur, në një vaskë të mbushur me petale trëndafili, këngëtarja u tha fansave se koronavirusi nuk bën diferencime, por i prek të gjithë.

Në videon e publikuar, Madonna ndau mendimin e saj mbi pandeminë globale, e cila ka vrarë më shumë se 14,700 njerëz në të gjithë botën.

“Ky është COVID-19”- tha ajo, ndërsa në sfond dëgjohet muzikë: “Nuk ka rëndësi sa i pasur je, sa i famshëm, sa i zgjuar j, ku jeton dhe sa vjeç je.”

Më pas ylli 61-vjeçar i popit theksoi: “Ajo që është e tmerrshme dhe e mahnitëshme është se na bën të gjithëve të barabartë. Të gjithë jemi në të njëjtën anije. Nëse anija mbytet, të gjithë mbytemi së bashku.”

Këngëtarja tregoi se është izoluar në shtëpi dhe u bëri thirrje fansave të qëndrojnë të sigurtë.

 


View this post on Instagram

No-Discrimination- Covid-19!! #quarantine #covid_19 #staysafe #becreative #brianeno

A post shared by Madonna (@madonna) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura