Të gjithë iu hodhën “në fyt” Bleonës, por dëgjoni çfarë ka bërë Rita Ora me vezët e saj

Nov 22, 2017 | 11:58
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë, këngëtarja Bleona Qerti tregoi se kishte vendosur të ruante vezët e saj në ngrirje duke zgjidhur një moment të përshtatshëm për t’u bërë nënë. Përmes një videoje ajo e publikoi live të gjithë procedurës e ngrirjes së vezëve, mirëpo ky veprim nuk u prit edhe aq mirë kryesisht nga ndjekësait e saj të cilët e kritikuan për këtë zgjedhje, e ndërsa disa të tjerë e kritikuan vetëm për faktin se përse diçka kaq personale e bëri publike.bleona2

E ndërsa rasti i Bleonës duket se u sqarua dhe pas deklaratave të vetë këngëtares, një tjetër rast i ngjashëm vjen nga Rita Ora.

Në një intervistë mëngjesin e sotëm në një emision britanik ajo ka treguar se kur ishte 20-vjeçe mjeku i saj i familjes i sygjeroi se në këtë moshë vezët e saj janë shumë të shëndetshme dhe do të ishte një ide e mirë që ajo t’i ngrinte, e më pas të vendoste në një moment të caktuar për t’u bërë nënë, e këngëtarja e ka pranuar idenë e tij dhe e ka kryer procedurën që në ato vite.rs-13647-20131202-ritaora-x1800-1386026084

Rita tani është 26 vjeçe dhe është shprehur se e mendon shpesh krijimin e një familjeje të madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura