“Të gjithë drejtorët do të japin dorëheqjen”- flet kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër: Në vendet vakante do të zgjidhen…

Aug 28, 2019 | 18:51
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Brisela Kadia, ka dalë në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik të qarkut Shkodër 

Kadia tha se është marrë vendimi që të shkarkohen të gjithë drejtorët aktualë rajonalë dhe se prioritet për plotësimin e vendeve vakante do të kenë femrat.

kadia

Kadia shtoi se gratë dhe vajzat do të kenë prioritetet për të qenë në krye të drejtorive të Shkodrës.

Ndjej të domosdoshme të bëj një komunikatë. Të gjithë drejtorët e bashkisë Shkodër iu komunikua se duhet të japin dorëheqjen. Vendet do të plotësohen nga persona që do jenë brenda këtyre institucioneve. Do ngrihet një komision qytetar për të përcaktuar zëvendësuesit. Prioritet do të kenë në këto vende vakante që do të krijohen gratë, për të qenë drejtuese të këtyre institucioneve”, tha Kadia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura