Të gjitha rrugët të çojnë te frigoriferi

Jan 28, 2013 | 12:52
SHPËRNDAJE

Të gjithë të çmendur pas pazarit bio

…Sepse është një mundësi e mirë për të qenë në formë pa shumë sforcime, mban lëkurën në gjendje të mirë, largon toksinat. Askush nuk do t’i thoshte jo ushqimit bio, sado që mundësia për ta siguruar nuk është e madhe. Ushqimi organik është bërë tashmë domosdoshmëri në jetën e shumë yjeve. Disa prej tyre janë fotografuar teksa zgjedhin që produktet e tyre të jenë rigorozisht “green”.
[portfolio_slideshow]

Nga shef Përparim Babalija

Fileto viçi me rozmarine dhe çokollatë
Përbërësit:
1 fileto viçi 220 gr rosto
1/4 lugë çaji kripë
1/4 lugë çaji fllad, piper i zi kokërr
4 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 filxhan copëtuar qepë
1 karotë e vogël, e grirë imët
1 selino kërcell, e grirë imët (rreth 1/4 filxhan)
1 hudhër, karafil i grirë (rreth 1 lugë çaji)
2 gota verë të thatë e kuqe
2 gota lëng viçi
2 lugë gjelle domate paste
1 gjethe dafine
1 degëz trumzë të freskët
1 lugë gjelle pluhur kakao natyrore
1 lugë çaji gjethe coptuar të freskëta rozmarinë

Përgatitja
Ngroh paraprakisht furrën në 425 gradë. Mishit I shton kripë dhe piper. Në një tigan të madh me 2 luge Vaj ulliri të ngrohur mirë shton mishin dhe e lë per 10 min të piqnet në të dyja anet. Preferohet që mishi të piqet mesatarisht  në mënyrë që brenda të ngelet ngjyra e kuqe e gjakut. Pas kësaj, mishin e vendosim në letër pjekjeje dhe e fusim në furrë, të mbuluar me letër alumini. E lëmë për 30 minuta. Pas pjekjes e nxjerim dhe e presim në feta. Në vajin e nxehtë që mbeti në tigan, shtojmë gjethet e rozmarinës, dafinën, trumzën, dhe pas 7 minutash shtojmë kakaon, verën  2 lugë salcë domatesh. Përbërësit i trazojmë vazhdimisht gjatë 30 minutave që qëndrojnë në zjarr dhe në fund i kullojmë në mënyrë që të përftojmë vetëm salcën. Shoqëruesit e kësaj pjate mudn të jenë sipas dëshirës, në këtë rast janë repat e kuqe dhe portokalli.

Nga shef Genti Malaveci

Kallamar i pjekur me vaj vaniljeje dhe erëza të freskëta
Për 4 persona duhen:
Kallamar rreth 1 kg i pastruar
3 speca, një të kuq, një i verdhë, një jeshil;
Rrënjë finokunjë karote ( të gjitha të jenë të prera hollë)
Erëza të ndryshme, majdanoz, kopër, fijet e finokut, ose ç’të dëshironi

Përgatitja
Kallamarit të pastruar i bëjmë disa vijëzime me thikë, e spërkasim me vaj ulliri dhe pjekim për 6 ose 7 minuta në zjarr me qymyr, ose gaz në pamundësi. Pas pjekjes, e presim në rripa të hollë dhe e shtrojmë në një pjatë. Në një tigan “wook” (lloj tigani i hollë që përdor kuzhina aziatike, i dobishëm për çfarëdolloj gatimi) me një lugë gjalpë skuqim perimet, shtojmë kripë, piper dhe i vendosim mbi kallamarin dhe në fund hedhim erëzat me vajin e vaniljes.
Për vajin e vaniljes: 100 gr vaj, e nxehim dhe brenda vendosim një vanilje të freskët. E ruajmë në shishe qelqi dhe e përdorim sa herë na duhet. Pjatën e ndërtojmë sipas shijes.

[email protected]
Dërgoni recetat tuaja!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura