Të gjitha gratë e Helmut Newton

Dec 17, 2012 | 14:03
SHPËRNDAJE

Helmut Newton fotografonte modën dhe feminilitetin, pasurinë dhe erosin, gjithnjë duke përzier bukurinë dhe joshjen, sensualitetin dhe ironinë. Deri pak kohë më parë, në Grand Palais, në Paris, qëndronte e hapur një ekspozitë me 200 nga punët e tij më të mira; fotografi, stampime origjinale, polaroidë apo shkrepje historike.
“Luks dhe klas. Të gjitha këto të shprehura përmes një sensi humori dhe pak squfure”, kështu janë shprehur rreth ekspozitës së tij kuratori dhe e shoqja e Newton, njërit prej fotografëve më të njohur të botës. “Moda, – vijon muratori, – shet ëndrra. Newton ka treguar që ajo që shet është edhe fantazia. Të gjitha fotografitë e tij janë portreti i një shoqërie, asaj të lirisë seksuale”. Sepse trasgresioni është një term që dëgjohet shpesh në punët e Helmut Newton. Ai vetë thoshte se e shihte botën shtrembër. Ishte liruar nga kodet e revistave, duke bërë fotografi që dukeshin gjithçka, përveç se fotografi mode. Ishte i pari që tregoi përmes gazetave një formë erotizmi. Ka thyer shumë tabu.
“Ishte shumë e rëndësishme që retrospektiva e parë pas vdekjes së tij të realizohej te kjo ekspozitë në Paris. Ky është qyteti i tij ku ka realizuar pjesën më të madhe të kryeveprave të tij, qyteti që e frymëzonte dhe ku jetoi për 20 vite. Këtë ekspozitë e realizuam në dy vite”, tregon e shoqja.
Fotografive të ekspozitës i shtohet edhe një film i xhiruar nga e shoqja, edhe ajo fotografe, me pseudonimin Alice Springs, për të treguar Helmutin, nga June. Në dokumentar është treguar se sa ka punuar një burrë për t’i bërë gratë të ndërgjegjshme për sensualitetin e tyre. Edhe nëse nuk ia ka arritur me të gjitha, i ka treguar të paktën botës pikërisht këtë, ka treguar gra të sigurta, të forta, joshëse, të pavarura dhe të zonjat për të jetuar në një “botë pa burra” siç thotë edhe titulli i njërit prej librave të tij. Janë gra të fuqishme. “Fuqi që është e kundërta e dobësisë”, -ka shtuar ai vetë.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura