“Të gjendet zgjidhja brenda disa ditëve”, Familja Mbretërore “në alarm” pas vendimit të Meghan Markle dhe Princ Harryt, Dukesha largohet drejt…

Jan 10, 2020 | 10:50
SHPËRNDAJE

Dukesha e Sussex është rikthyer në Kanada mes diskutimeve të vazhdueshme mbi rolin e ardhshëm për saj dhe Dukës së Sussex në Familjen Mbretërore.

Meghan Markle dhe Princi Harry ishin në Kanada gjatë Krishtlindjes me djalin Archie.

Ikja e saj erdh në një moment kur Mbretëresha, Princi i Uellsit dhe Duka i Kembrixhit i kërkuan stafit të gjenin një zgjidhje pasi çifti njoftoi se do të tërhiqeshin nga roli i tyre ai anëtarë të familjes mbretërore.

Familja Mbretërore tha se ishte e lënduar me deklaratën e çiftit pasi Princi Harry dhe Meghan nuk u këshilluan asnjë për të bërë deklaratën e tyre në Instagram.

Vetëm dy ditë më parë ata deklaruar se do të bëhen të pavarur ekonomikisht dhe do ta kalojnë jetën e tyre mes Britanisë dhe Amerikës së Veriut.

Dhe sipas njoftimeve të fundit Mbretëresha ka kontaktuar me Princin e Uellsit dhe Princ William. Të gjithë ata i kërkuan personelit të vjetër që të bashkëpunonte me familjen mbretërore dhe qeverinë e Sussex për të gjetur një zgjidhje brenda disa ditësh.

Më vonë u konfirmua për BBC se Meghan ishte larguar drejt Kanadasë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura