Të ftuarve u shkojnë mesazhe me përmbajtje erotike, mundësi anulon dasmën në minutën e fundit, zbulon se gruaja e tij ishte …

Aug 28, 2020 | 16:32
SHPËRNDAJE

Një mundës, kampion bote, anuloi dasmën pasi të ftuarit papritmas morën disa mesazhe, sipas të cilëve nusja e tij ishte një “eskorte”.

Me 500 të ftuar në dasmën e Zaurbek Sidakov me Madina Pliyeva gjithçka po shkonte mirë derisa telefonat e të ftuarve filluan të gumëzhinin, raporton “The Sun”.

Mesazhe, ku ishte përdorur një gjuhë e ndyrë dhe video erotike, ranë papritur në duart e të gjithë personave të pranishëm.

Ata e akuzuan atë se ishte një eskorte dhe treguan fotot ku ishte veshur në mënyrë të tillë që çdo gjë “dilte në shesh”.

Materialet u dërguan nga gruaja e dashnorit të nuses, një miliarder, e cila i kishte gjetur në telefonin e tij, sipas një burimi.

Zaurbek Sidakov, 24 vjeç, është një mundës që do përfaqësonte Rusinë në Lojërat Olimpike 2020, por ato u shtynë për shkak të Covid-19. Mesazhet e kishin zemëruar aq shumë sa e tërhoqi gruan prej flokësh duke i kërkuar shpjegim dhe anuloi festën.

Nusja nuk ka komentuar në lidhje me pretendimet, të cilat janë kundërshtuar fuqimisht nga miqtë e saj.

Mesazhet dolën në shesh ndërkohë që çifti ishte në ditën e dytë të dasmës tradicionale në rajonin e Kaukazit të Veriut. Të gjitha vajzat e ftuara po festonin në një dhomë pranë ambientit ku dhëndri po kërcente me miqtë e tij.

Pasi pa videot dhe dëgjoi ato që thuheshin për të, Sidakov menjëherë kërkoi nusen e tij dhe e tërhoqi nga flokët, thanë dëshmitarët. Ai e la të qante në dysheme ndërsa dasma ishte anuluar.

Ajo më vonë u dërgua në spital nga miqtë dhe familja e saj dhe tani thuhet se është fshehur në Moskë.

Babai i saj pësoi një sulm në zemër gjatë skandalit në dasmë, sipas raportimeve.

Miqtë e dhëndrit e larguan atë nga festa dhe u nisën drejt maleve në mënyrë që ai të vinte në vete dhe të mos bënte asgjë nga nxitimi.

Pretendimet për nusen thuhej se ishin një “surprizë e plotë” për të, të cilat dolën pasi të ftuarit kishin dhënë dhurata martese që kapnin vlerën e më shumë se 80.000 paundëve.

“Ndoshta në një situatë më të qetë reagimi i tij nuk do të ishte aq ekstrem,”– tha një i ftuar.

Ai pretendoi se dhëndri reagoi “për të shpëtuar dinjitetin” nga poshtërimi që i bëri gruaja para të ftuarve dhe anuloi menjëherë dasmën.

Dhëndri nuk dinte asgjë për të kaluarën e nuses, sepse ishin takuar në fund të prillit.

“Ajo vjen nga një familje e pasur. Rezulton se ka qenë e dashuruar me një burrë të martuar dhe disa nga miqtë e saj e dinin këtë. Sidoqoftë, kjo ka ndodhur tre vjet më parë. Dhe videot e dërguara tek të ftuarit janë nga tre vjet më parë gjithashtu,”– tha një burim.

Raportet thonë se nusja kishte qenë dashnorja e një miliarderi rus rreth 60-vjeç, i cili është pjesë e listës ruse të “Forbes”.

Miliarderi nuk ka komentuar në lidhje me pretendimet, por thuhet se tani i ka siguruar gruas një banesë luksoze.

Mundësi ishte kampion botëror në vitin 2018 dhe 2019. Ai ia kushtoi suksesin e kampionatit botëror të gjithë viktimave nga sulmi terrorist në shkollën “Beslan” në vitin 2004.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura