Të ftuarit mbretërorë në dasmën e Princit: S’e njohim, na çoi ftesë dhe erdhëm

Oct 11, 2016 | 9:42
SHPËRNDAJE

Kamerat e “Fiks-Fare” arritën të depërtonin në dasmën e Princit Leka II me Elia Zaharian. Gazetarja intervistoi disa të ftuar me prejardhje mbretërore nga monarkitë në Europë.

Një prej tyre, madje tha se nuk e njihte princin fare. “Nuk e njoh, thjesht më erdhi ftesa dhe u nisa direkt”, thotë ajo duke qeshur.

E pyetur më pas se si ka mundësi që Shqipëria është republikë parlamentare dhe ka edhe princ, ajo nuk dinte të përgjigjej.

Po kështu, edhe një përfaqësues i familjes mbretërore belge nuk dinte t’i jepte përgjigje kësaj pyetje.

“Më duket e çuditshme që një republikë parlamentare ka Princ. Por ky është Ballkani, plot gjëra të çuditshme”, tha ai.

PYTJE-PERGJIGJE

A e dini historinë e Leka Zogut? Historinë e monarkisë këtu në Shqipëri?
Po, sigurisht. Di që gjyshi i Lekës ishte një njëri shumë i zgjuar. Unë nuk jam ekspert që të njoh kushtetutën e Shqipërisë.

Nga vini ju? 

Ne vijmë nga Spanja. Nuk mund të flas për monarki në Shqipëri, por mund të them që është një vend shumë i bukur, dhe ne jemi të befasuar nga zhvillimi i vendit. Edhe njerëzit janë shumë miqësorë.

Nga cili vend vini?

Unë vij nga një familje shumë e vjetër belge, por nuk jam pjesë e monarkisë.

Këtu mbreti është i vetëshpallur…

Po është e çuditshme, por gjithmonë në Ballkan gjithçka është e çuditshme.

Si quheni?

Emri im është Gloria. Unë vij nga Gjermania, dhe nëna ime është hungareze.

Ju jeni një mikeshë e afërt e çiftit?

Nuk e di akoma.

Nuk e dini? Po si erdhët këtu?

Erdha menjëherë. Princi më ftoi dhe u nisa.

A e dini historinë e Shqipërisë?

Pak e di, kam lexuar në Wikipedia.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura