Te Flamurtari nuk “ngopen”, vlonjatët edhe dy afrime në merkato

Aug 2, 2018 | 20:39
SHPËRNDAJE

Agustin Torasa dhe Elton Kale janë dy përforcimet e fundit të Flamurtarit në meriton e verës, por ky proces nuk quhet i përfunduar. Ka qenë vetë administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ai që ka paralajmëruar edhe për afrimin e dy lojtarëve të tjerë.

daja flamurtarii

“Mund të them se Torasa dhe Kale janë blerje të goditura në këtë merkato. Pritet që të kemi edhe të tjera afrime. Jemi në tentativa për afrimin e një mbrojtësi edhe një sulmuesi që të bëjnë diferencën”, u shpreh Idrizi për “Panorama Sport” pas prezantimit të Agustin Torasës te Flamurtari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura