Të enjten nis seanca maratonë/ Edi Rama prezanton programin dhe prioritetet e Qeverisë! Debati me opozitën mund të zgjasë edhe deri në mëngjes

Sep 15, 2021 | 14:09
SHPËRNDAJE

Parlamenti pritet të zhvillojë të enjten seancën maratonë të debatit për programin politik të qeverisë ‘Rama 3’ si dhe votimin e përbërjes së kabinetit të ri të Këshillit të Ministrave.

Kuvendi 2

Në axhendën e publikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, mësohet se për prezantimin e programit të kryeministrit Rama janë parashikuar 4 orë fjalim, ku ai pritet të analizojë sektor më sektor prioritetet e qeverisë së tij për 4 vitet e ardhshme.

Po ashtu në orën 13:00 është parashikuar që kreu i qeverisë t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve deri në orën 16:00.

Ndërkohë që në orën 16:00 e në vijim pritet të debatohet programi i qeverisë dhe premtimet e saj. Kjo seancë edhe në vitet e shkuara ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të ditës së premte, nuk dihet si do zhvillohen diskutimet tashme që dhe janë dhe shtrëngimet e pandemisë së Covid-19.

Balla: Kemi pranuar kërkesën e deputetëve të opozitës

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se eshte rende dakort me opoziten qe ne seancen plenare te dites se enjte, deputetet te kene mundesi te flasin ne foltore jo me shume se 10 minuta, sic e parashikon rregullorja.

“Nga ana e opozitës ka pasur disa propozime që lidhen me sfazimin e kësaj seance dhe bazuar në traditat e mëparshme ne kemi rënë dakort që kjo seancë mund të përbëhet nga 3 pjesë, e para prezantimi i programit të qeverisë nga kryeministri, në fund merren të gjitha pyetjet, qeveria, keshilli i ministrave e anëtarët e keshillit te ministrave marrin kohën e arsyeshme për të përgatitur përgjigjet ndaj pyetjeve dhe më pas hapet debati faza e tretë që kulmon me votimin, për përbërjen e keshillit te ministrave e programin qerverisës.

Mendoj që kemi gjetur, ose kemi pranuar kërkesën e deputetëve të opozitës, sepse unë kam kërkuar në fillim që ne të vendosim një kohë që lidhet me një nevojë të arsyeshme që kuvendi të përshtasë veprimtarinë nga nevoja që na imponon pandemia e covid, por kjo s’është pranuar nga kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës që kanë kërkuar ti referohemi nenit që përcakton që cdo deputet ka të drejtë të flasë jo më shumë se 10 min e kështu do jetë
prandaj nga nesër hyjmë në seancën e rëndësishme të prezantimit të programit e do ecim hap pas hapi me qëllim që të kemi qeverinë e re të votuar nga kuvendi”.

Rendi i ditës:

Në mbështetje të Urdhrit nr.3, datë 15.09.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 13.09.2021. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

Projektvendim “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”. (Neni 97, Kushtetutë, neni 110 Rregullore Kuvendi, votim sipas nenit 58 të Rregullores)

– Paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, sipas nenit 110, pika 1 të Rregullores, nga Kryeministri i emëruar me dekretin nr. 13.213, datë 14.09.2021 të Presidentit të Republikës, ora 10:00

– Përgjigjet e pyetjeve nga Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave sipas nenit 110, pika 3 të Rregullores, ora 13:00

– Debati mbi programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave sipas nenit 110, pika 4 të Rregullores, ora 16:00 (Referuar kohës së debatit të përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve) Hapja e debatit

– Koha e votimit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura