Të dyshuar me koronavirus/ Izolohen pas kthimin nga Janina dy djem të rinj, kur mbërritën në Kakavijë…

Mar 28, 2020 | 14:53
SHPËRNDAJE

Dy djem janë të dyshuarit e radhës në Gjirokastër për COVID-19. Të rinjtë e moshës rreth 25 vjeç nga Berati erdhën ditën e sotme nga Janina dhe janë kapur në kufirin jeshil nga policia kufitare, raporton korespondentja e Panorama.

Kakavije-1

Ata kanë udhëtuar për dy ditë me këmbë.

Mjekët e ISHP Gjirokastër të vendosur në Kakavijë kanë bërë vizitën dhe tamponin dy djemve.

Njëri prej tyre ankohej për kollë dhe temperaturë 37.5. Ata do të qëndrojnë të izoluar deri në rezultatin e përgjigjes së analizave që del nesër në mesditë.

Deri tani në Gjirokastër ka pasur 5 raste të dyshuara që kanë rezultuar të gjitha negative.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura