Të dyshimtë për rrezik shoqëror, policia verifikon 200 persona përpara ndeshjes me Izraelin

Sep 7, 2018 | 13:44
SHPËRNDAJE

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit që do të zhvillohet sot në “Elbasan Arena” ka vënë në lëvizje gjithë policinë e shtetit. Sipas asaj që raporton “BallkanWeb” policia ka shoqëruar rreth 200 persona nga i gjithë vendi.

Policia-ne-Elbasan-Arena-470x353

Ata janë shoqëruar nga Antiterrori për verifikim. Nga ajo që mësohet të gjithë personat janë me precedentë të mëparshëm penalë dhe janë të dyshimtë për rrezik shoqëror. Rreth 670 forca policia janë angazhuar për takimin e orës 20:45 në Elbasan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura