“Të dy janë të trembur” – Spartak Ngjela: Rama po nxjerr njerëzit e tij, do të vërtetojë tezën e Berishës! Forca e Bashës është te Uashingtoni

Jan 4, 2022 | 19:44
SHPËRNDAJE

Avokat Spartak Ngjela thotë se edhe Rama edhe Berisha janë trembur nga kreu i PD-së, pasi siç shprehet ai politika amerikane po kërkon të fuqizojë Bashën.

ngjela basha berisha

Me anë të një postimi në Facebook, Ngjela argumenton se Rama po nxjerr njerëzit te tij, sepse kërkon që të vërtetojë tezen e Sali Berishës.

Sipas Ngjelës ajo që po bën Amerika është në vetvete fillimi i kohës së re: Shqipëria, pa Ramën dhe pa Saliun.

“Rama po nxjerr njerëzit e tij për të shpjeguar forcën e Bashës, sepse don të vërtetojë tezën e Saliut që Basha është me Ramën.  Si nuk kuptoi një herë nga politika ky piktor me benevrekë? Po forca e Bashës është te Uashingtoni, ku hyn Saliu këtu? Të dy janë të trembur nga Basha: edhe Rama edhe Saliu, sepse politika amerikane po kërkon të fuqizojë Bashën”, shkruan ndër të tjera Ngjela.

Komenti i plotë i Spartak Ngjelës

Ramë ziu po lodhet kot që të mbajë Saliun.

Rama po nxjerr njerëzit e tij për të shpjeguar forcën e Bashës, sepse don të vërtetojë tezën e Saliut që Basha është me Ramën. (!)

Si nuk kuptoi një herë nga politika ky piktor me benevrekë?

Po forca e Bashës është te Uashingtoni, ku hyn Saliu këtu?

Të dy janë të trembur nga Basha: edhe Rama edhe Saliu, sepse politika amerikane po kërkon të fuqizojë Bashën.

Në fakt, kjo përbën në vetvete fillimin e kohës së re: Shqipëria, pa Ramën dhe pa Saliun. Por, kjo do të varet nga qartësia e Bashës:

A do të dijë Basha të organizohet dhe të drejtojë sipas forcës dhe me forcën e politikës amerikane, e cila po e përkrah.

Këtë muaj do të duket…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura