“Të dua”- Travis Scott konfirmon rikthimin me Kylie Jenner! Publikohen fotot e çiftit me vajzën e tyre

Jun 16, 2021 | 22:07
SHPËRNDAJE

Travis Scott ka konfirmuar ribashkimin me Kylie Jenner gjatë daljes së tyre në “Big Apple”.

bFVoRMyw

Dyshja dhe vajza e tyre 3-vjeçare kaluan një natë familjare në 72-vjetorin e “Parsons Benefit” në Nju Jork, raporton “Daily Mail”.

23-vjeçarja dhe partneri i saj 30-vjeçar, pozuan për fotografët së bashku në tapetin e kuq.

kylie jenner (3)

Travis dhe Kylie ishin shumë të ëmbël dhe të lezetshëm së bashku,” tha një burim. “Ata po mbanin duart me njëri-tjetrin dhe dukeshin plotësisht të dashuruar“.

Burimi thotë se Scott i dedikoi disa fjalë zemre Kylie-t gjatë fjalimit të tij: “Grua, të dua shumë“.

kylie jenner (5)

Pas festës, Kylie publikoi në llogarinë e saj në Instagram një imazh, ku shihej në krahët e Scott, dhe mbi të shkroi: “24 orë në Nju Jork”.

kylie jenner (7)

Kylie dhe Travis mundohen të kalojnë shumë kohë familjare cilësore së bashku”,- tha burimi, duke shtuar se Jenner është shumë e lumtur me Scott.

kylie jenner (2)

“Ata nuk po i ushtrojnë presion marrëdhënies së tyre. Shkojnë mirë me njëri-tjetrin dhe gjërat mes tyre duken shkëlqyeshëm. Të dy duan të jenë shumë të pranishëm në jetën e Stormit. Travis dhe Kylie kanë punuar shumë për të krijuar një situatë të shkëlqyer familjare”,- përfundoi burimi.

kylie jenner (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura