“Të dua shumë”- Bora Zemani merr surprizën e ëmbël kur shkon në shtëpi: Pas një dite të lodhshme …

Oct 22, 2020 | 14:11
SHPËRNDAJE

Bora Zemani ka marrë surprizën më të ëmbël nga djali i saj kur ka mbërritur në shtëpi.

Pas një ditë të lodhshme, mbrëmja iu “ëmbëlsua” nga pusulla e Arborit, i cili shprehte dashurinë.

Në një fletë fletore, që e kishte prerë në formë zemre, djali i dedikoi Bora Zemanit fjalët më të bukura që një nënë dëshiron të lexojë.

“Mami të dua shumë,”- shkroi vogëlushi në letër.

Moderatorja u shpreh se nuk ka moment më të bukur se ky për një nënë, ndërsa ndau me ndjekësit pusullën e djalit.

“Pas një dite të lodhshme, vjen në shtëpi e gjen këtë. A ka lumturi më të madhe?!”– shkroi Bora Zemani.

Moderatorja ka vetëm një djalë nga lidhja e saj me DJ Vin Velin.

Pas ndarjes nga DJ, ajo nisi një lidhje me aktorin e humorit Donald Veshanj. Çifti u përfol për një ndarje pak kohë më parë, por një koment i Bora Zemanit në profilin e aktorit, la të nënkuptohet se janë rikthyer bashkë.

Donald Veshaj publikoi promon e emisionit të ri të që quhet “Binjakët” dhe nuk mungoi komentoi i moderatores, e cila i uroi suksese.

“Sukseseeee ?”- shkroi ajo, duke shoqëruar shkrimin me emoji me sy me zemra.

Ndërsa Donal Veshaj i komentoi: “Thenkjuuu ??”

Nuk dihet nëse çifti janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit, apo thjesht kanë mbetur miq megjithatë fansat ishin shumë entuziastë për një ribashkim të tyre.

“Jeni ❤️❤️ duam të ju shohim përsëri bashkë,”- shkroi një ndjekëse.

/Panoramaplus.al

        

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura